Trajnim i Shoqatës Visit Gjirokastra për strategjinë e turizmit

Në kuadër të forcimit dhe ngritjes së kapaciteteve të Shoqatës së turizmit Visit Gjirokastra, me mbështetjen e projektit Risi Albania është kontraktuar një nga ekspertët më të mirë të brandimit ndërkombëtar, z. Jörn Gieschen. Ai ka eksperiencë në konsulenca për destinacione turistike dhe turizmin në disa vende si : Kroaci, Oman, Qipro etj

Eksperti gjerman zhvilloi një trajnim disa ditor me anëtaret e bordit të shoqatës Visit Gjirokastra në fund të muajit tetor dhe fillim të muajit nëntor. Trajnimi fokusohet në dy drejtime: strategjia e marketingut për rajonin Gjirokastër, si dhe forcimi i rolit të shoqatës dhe qëndrueshmëria e saj.

Gjatë qëndrimit në Gjirokastër, eksperti vizitoi pikat turstike më të rëndësishme në Gjirokastër, Përmet Tepelenë, me qëllim njohjen e vlerave të tyre dhe hartimin e një strategjie më të saktë për qarkun.

Sesioni i dytë i trajnimit, do të behet në datat 9-10 dhjetor, kur përveç drejtimeve strategjike do të ndahen dhe rolet brenda shoqatës për forcimin dhe  mirëfunksionimin e saj.

Organizimi i aktorëve privatë të turizmit dhe  krijimi i një partneriteti publik privat me bashkitë perkatëse, është forma më e mirë e menaxhimit  të destinacioneve në botë.  Në Shqipëri, kjo është eksperienca e parë që u bë e mundur nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim nëpërmejt projektit Risi Albania.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Oct 31, 2019