fbpx
Visit Gjirokastra at philoxenia

Visit Gjirokastra merr pjesë në panairin ndërkombëtar të Selanikut 

Bizneset e turizmit të Gjirokastrës ekspozouan ofertat e tyre turistike në Philoxenia, një panair rajonal/ndërkombëtar i turizmit në Selanik, në Greqi. Bordi i Shoqatës ‘Visit Gjirokastra’ ftoi bizneset e turizmit të qarkut Gjirokastër për të marrë pjesë së bashku nën stendën e Visit Gjirokatra. Rreth 32 biznese nga Gjirokastra, Permeti e Tepelena e përqafuan këtë iniciativë për të qenë të pranishëm në panair me materialet e tyre promovuese. Edhe  përfaqësues të dy bashkive të Gjirokastrës dhe Tepelenës morën pjesë.

Philoxenia- është fjala Greke për mikpritjen –  dhe është një nga ekspozitat më domethënëse të organizuara nga HELEXPO. Për industrinë e turizmit grek dhe jug-lindor ajo është një nga markat më të njohura dhe ekspozita më e gjatë e turizmit në Greqi për më shumë se 30 vjet rresht tani. Edicioni i 35-të i PHILOXENIA i mbajtur këtë nëntor pati një rritje të numrit të vizitorëve të saj ku numri i përgjithshëm i vizitorëve të Philoxenia dhe Hotelia arriti në 22,000. Rreth 350 ekspozues nga Greqia dhe vendet e tjera si Egjipti, Qipro, Turqia, Nepali, Spanja, Serbia, Kazakistani, Rusia, Bullgaria, Shqipëria, Italia, Sllovakia, Luksemburgu, Peruja, Sri Lanka, Polonia etj i dhanë shanse VGA-s për të prezantuar veten dhe mbledhin informacione të rëndësishme për interesin rajonal të shumë partnerëve të mundshëm.

VGA u përfaqësua në këtë panair me një ofertë komplekse për dimrin që synon sezonin e ulët dhe gjithashtu prezantoi për shumë operatorë paketat 2020, akomodimin dhe përvojat që vijnë nga anëtarët tanë nga i gjithë rajoni. Të gjitha këto produkte që vinin nga partnerë individualë ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin duke ofruar një qëndrim më të gjatë në zonë për veçanërisht turistët grekë. Oferta turistike përfshinte këtë herë jo vetëm qytetet por edhe fshatrat, turizmin e ngadaltë, ushqimin, aktivitetet dhe jetën. Udhëtimet e fundjavës me përvoja të shumta ishin me interes të madh nga vizitorët dhe operatorët grekë. Mundësia për të formuar produkte të reja për shkak të kërkesave të vizitorëve u bë e mundur në vend. Grupi përfaqësues i shoqatës Visit Gjirokastra ndau informacion të vlefshëm për qindra të ftuar që ishin frymëzues për të vizituar zonën individualisht.

Ky është një tjetër shembull i mirë i bashkëpunimit lokal midis bizneseve turistike të Gjirokastrës dhe hera e dytë që Visit Gjirokastra prezantohet në një stendë të vetme në një panair ndërkombëtar. Pjesëmarrja e parë ishte në panairin mesdhetar të Turizmit që u zhvillua në muajin prill në Tiranë. Gjirokastra po tregon një model tjetër përfaqësimi dhe mirëorganizimi të bizneseve turistike për të menaxhuar e marketuar gjithë destinacionin e tyre, dhe jo vetëm bizneset e tyre individuale.

Shoqata Visit Gjirokastra e themeluar rishtazi ka për qëllim të sjellë vlera në promovimin dhe menaxhimin e turizmit në Qarkun e Gjirokastrës. Eshtë një rast i rrallë në Shqipëri, ku bashkitë dhe bizneset nën një zë të vetëm bëjnë jehonë ndaj vlerave më të mira të rajonit dhe ofertës së përbashkët të turizmit. Kjo nismë mbështetet nga Qeveria Zvicerane përmes Risi Albania Project dhe implementohet nga DMO Albania.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Nov 07, 2019