Visit Gjirokastra prezanton ofertën në New Deal Europe 2021

New Dial Europe 2021 mund të konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha të turizmit në botë dhe pjesëmarrja e Visit Gjirokatra ishte një mundësi shumë e mirë për të njohur interesat e blerësve dhe për të reaguar me ofertën e duhur.

New Deal Europe bashkoi rreth 200 operatorë të rëndësishëm turistikë nga e gjithë bota në rolin e blerësve me 140 organizata të turizmit dhe ofrues të shërbimeve nga rajoni i Ballkanit në rolin e shitësve.  New Deal Europe është platforma e vetme e tregut të udhëtimeve kushtuar zhvillimit të biznesit në këtë destinacion turistik në rritje.

Eventi u fokusua në disa prezantime të destinacioneve si Sllovenia, Bosnja, Moldavia si dhe parashikime të ekspertëve të medias dhe turizmit mbi pritshmëritë për sezonin turistik.

Sllovenia kishte një prezantim të shkëlqyer bazuar mbi 2-3 elementë që përsëriteshin si “green &safe” apo “ zero kilometer”. Kjo e dyta për të treguar se ushqimet vinin nga prodhuesit lokale pa u dashur që të improtohen apo të transportohen nga zona të tjera.

Forumi trajtoi çështje jetike për industrinë turistike si nivelin e konfidencës së klientëve, orientimin global të turistëve, përditësime mbi taskforcën për udhëtimet në nivel global.

Takime të realizuara nga Visit Gjirokastra:

Lovely Trips – Gorazd Skrt një operator slloven që promovon rajonin me fokus tregun italian. Operon në  të gjithë Ballkanin dhe disa vende të Europës me sportet e aventurës, ture historike, kulturore, luksi, kulinarie etj.

R-Tours ishte operatori rus, të fokusuar tek eventet private, konferencat, kampet për fëmijë etj

Charitable Travel – Ali Nicholls me gati 1 milionë klientë fokusuar tek klientët që udhëtojnë në emër të bamirësisë pati shumë interes për rajonin dhe kërkoi informacione të mëtejshme. Të interesuar për bizneset e vogla dhe historitë e treguar nga lokalët.

Happy Tours – Travis Wong kjo kompani sjell në Europë gati 1500 grupe në vit dhe ka për qëllim t’i bëjë klientët të lumtur. Z. Wong përveç prezantimit kërkoi përditësim të vazhdueshëm rreth paketave që nuk fokusohen vetëm tek grupet e vogla por që syojnë lidhjen e rajonit me bregdetin.

Frank Marr – Marketing dhe Media Relation ishte një takim i mirë për të pasur mundësi kontakti me gazetarë të njohur apo influencers për ngjarje të caktuara që duhen promovuar. Z. Marr sugjeroi promovimin më të lartë tek tregu britanik që është i interesuar për Shqipërinë dhe revista si The Sun apo media si The Guardian.

Cosmorama- Panagiotis Iliadis operatori më i madh grek me ture dhe udhëtime në të gjithë globin për klientë nga Greqia dhe Europa. Operatori grek pranoi ftesen per te vizituar Shqiperine

Mundësi për bashkëpunim me G2 Travel, Albatross Group, Wandering Puffinn LLC, Absolutely Amazing Travel, Contiki Holidays, Stoke, The women’s Travel Group etj

Të gjitha këto takime janë një mundësi e artë për Visit Gjirokastrën si organizata e parë e menaxhimit të një destinacioni të madh në nivel qarku në Shqipëri, e cila përfshin 7 bashki.

Eventi tjetër është parashikuar të mbahet në Londër më 26 shtator.

Visit Gjirokastra is project supported by  Risi Albania program, financed by Swiss Agency for Development and Cooperation

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Apr 13, 2021

Skip to toolbar