Të vizitosh Gjirokastrën në dimër

Gjirokastra është një nga qytetet që mund të vizitohen çdo stinë. Ky qytet i gurtë, trashëgimi botërore e UNESCO i fton të gjithë turistët vendas dhe të huaj, të kalojnë sa më shumë ditë në Gjirokastër, pasi tur operatorët ofrojnë paketa të ndryshme turistike dhe në dimër.

Viti i Ri ne Gjirokaster

Çfarë mund të bëni në dimër në Gjirokastër?

Në qytetin e gurtë mund të bëni gjithçka që mund të bënit edhe në stinët e tjera. Muzeumet, kalaja, pazari janë të gjitha të hapura dhe gjatë dimrit. Vetëm në pazarin e vjetër mund të shijoni një sërë eksperiencash: si eksperienca e kafes së gurit, dhe degustimi i rakisë, eksperiencat e mësimit të zanateve të ndryshme të artizanëve si punimi i gurit, i drurit, qëndisja, punime të ndryshme artizanale e suvenire etj. Gjithcka vetëm një klik larg, pra prenotoni këto ture dhe ne jua mundësojmë gjatë qëndrimit tuaj në Gjirokastër. Restorantet që ju sugjerojmë në qytet janë Kodra, E dua Gjirokastër, Restorant Dina me produkte deti, apo Restorant nga Shtëpia.  Në rast se doni të drekoni diku jashtë Gjirokastrës ju sugjerojmë Restorant te Fucite, në Luginën e Drinos një nga me të vecantët për nga pozicioni ku ndodhet. Hotelet që ju sugjerojmë të qëndroni janë Kodra, Cajupi, Hotel Gjirokastra, Hotel Shehu, Hotel Kakavie ne Selo etj.

Grupi polifonik i fshatit Selo

Mund të shijoni gjithashtu eksperiencat e gatimit, dhe të provoni ushqimet tipike tradicionale të Gjirokastrës. Dihet që festat e fundvitit më shumë kanë të bëjnë me ushqimin. Ndaj në Gjirokastër në gjithë restorantet kryesore gatuhen gjithë recetat gjirokastrite dhe ju mund t’i shijoni, përvec së të bëni dhe mësime si t’i gatuani. Restorantet gjithashtu ofrojnë muzikë, aktitete të ndryshme, por dhe Bashkia herë pas here organizon evente në zonën e pazarit.

Gatimet tipike gjirokastrite

Nëse bie borë, sigurisht Gjirokastra do jetë mahnitëse. Përfytyrojeni një qytet gri me kapuc të bardhë. Kjo mund të jetë kartolina më e bukur e vitit, nëse rastisni ditë me borë në Gjirokastër

Çfarë të vizitoni

Jo vetëm në qytet, por në gjithë rrethinat e Gjirokastrës, ka dhjetra atraksione për të parë. Janë qytetet antike, Antigone, Adrianopolis, janë kishat dhe manastiret e shumta në Dropull me gjithë historitë e tyre interesante, janë kështjella historike, qytete interesante si Libohova, gjithashtu plot histori. Kudo ku dëshironi të udhëtoni, na shkruani te info@visit-Gjirokastra, pasi turet kulturore do jua kombinojmë me ture kulinarie, pra ushqim të pasur.

Qyteti ne bore

Aktivitetet në dimër

Aktivitetet në qytetin e gurtë janë të njëjta, kryesisht turizmi kulinar dhe eksperiencat e mësimit të zanateve. Në rrethina ju sugjerojmë kalërim në fermën e Caravan Horse në Asim Zenel, eksperiencat e riteve baritore në Malin Cajup, po kështu eksperienca hiking nëpër malet përreth, ture of road me makina 4×4 nga Albanian Dreams, eksperienca peshkimi etj. Një eksperiencë e re është dhe e shtuna e miqësisë, të cilën ashtu si nga emri mund ta shijoni cdo të shtunë në rrethinat  e Gjirokastrës. Për ture disa ditore në Gjirokastër klikoni këtu.

Turi i miqesise me Caravan Horseriding

Merrni dy tre ditë pushim dhe shijoni Gjirokastrën këtë periudhë. Nuk do zhgënjeheni. Pandemia na detyron të mos udhëtojmë jashtë vendit tonë, kështu që le të ndihmojmë turizmin vendas, duke udhëtuar në destinacionet tona.

#VisitGjirokastra

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Dec 10, 2020

Skip to toolbar