Çfarë të bësh në vjeshtë në qarkun Gjirokastër!

Qarku i Gjirokastrës është plot me supriza dhe vende pa fund për të vizituar në çdo stinë. Vjeshta është një periudhë perfekte për të udhëtuar. E ndërsa qytetet dhe turizmi kulturor mbetet nga më të preferuarit në qarkun Gjirokastër, ne si Visit Gjirokastra, ju ftojmë që këtë vjeshtë të eksploroni fshatrat e kësaj zone. Zora rurale e Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Libohovë, Këlcyrë e Dropull është një mrekulli, jo vetëm nga pasuritë natyrore, por edhe nga kulinaria e pasur dhe tradita unike, mënyra e jetesës që këta banorë të zonës vazhdojnë ta ruajnë si dikur. Vjeshta është periudha e mbledhjes se frutave, bërjes së verës e rakisë, mbledhja e bimëve medicinale, përgatitja e glikove, recelrave, lëngjeve, zaireve të dimrit. Keni dëshirë të jeni pjesë e kësaj experience unike? Mendoni të largoheni pak ditë nga qytetet apo përditshmëria ku jetoni, dhe merrni kohë për të qendruar pak një fundjavë me këta njerez, të shihni si i mbledhin frutat, perimet, si kujdesen për bagëtinë dhe përgatisin ato produkte bulmeti që na shijojnë, si përgatisin glikote, verën e rakinë. Si i gatuajnë recetat e tyre dhe si i servirin ato. Ejani të shijoni me ne aromë fshati dhe produkte nga ferma në tavolinë, me traditat gjirokastrite, përmetare e telepenase.

Provoni eksperienca unike

Visit Gjirokastra, si një shoqatë e gati 100 bizneseve turistike në gjithë qarkun, ka krijuar disa eksperienca të reja, unike, të përmbledhura nëture dy a tre ditore që do ju cojnë në thellësitë e fshatrave, ku do flini në shtëpitë e banorëve dhe jetoni pak ore apo ditë njësoj si ata. Ja disa nga eksperiencat qe ju ofrojmë.

Një tur me kuaj në zonën e Lunxherisë, është një nga gjërat unike qe do provoni në Gjirokastër. Ndoshta dhe me pak stërvitje, ose nëse i keni passion kuajt, mund t’ju ofrohen eksperienca të mrekullueshme, duke shëtitur nëpër male e fusha, dhe duke  bujtur te shtëpitë e banorëve të kësaj zone të thellë, duke shijuar ushqimet dhe historitë e tyre.

Mund të merrni pjesë në tourin dhe eksperiencën e bletërritësve në Ogdunan dhe Gostivisht në Përmet ku te Kastriot Sterjo dhe Flora Sali do shihni jo vetëm si kujdesen ata për bletët, si bejnë produkte prej mjalti, por dhe si punojnë token, vjelin frutat, gatuajnë dhe servirin tryezen përmetare.

Gjithashtu mund të shijoni experience peshkipi në fshatin Qestorat village (Gjirokaster) ose në Pepeli Lakes Dropull.

Mund te shkoni ne Camping Cajupi in Gjirokaster, ose Camping of Qilarisht me Albturist ne Permet. Nëse moti është i mire, mund të shijoni sported outdoor, si ngjitje ne mal apo rafting në Përmet, të shijoni ushqim të gatuar nga të zotët e kampingut dhe të shijoni dhe qielin me yje në lartësi të mëdha.

Ju ftojmë të klikoni për më shumë eksperienca në faqen www.visit-gjirokastra dhe të prenotoni një ose dy ditë më pare. https://www.visit-gjirokastra.com/tours/; https://www.visit-gjirokastra.com/experiences/

Por jo vetëm kaq. Janë dhjetra restorante që ju ftojnë të qëndroni për pak orë dhe të drekoni apo darkoni në mjedise shumë miqësore dhe ushqime fantastike, si Antigonea, Sofra Zagorite, Kompleksi Veal, Bujtina Xhebro, etj etj. Shihni këtu si ju ftojnë ata të vizitoni mjediset e tyre duke ju garantuar kënaqësi dhe shërbim maksimal.

Viti i Turizmit dhe Zhvillimit Rural

Ky vit është caktuar nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) si Viti i Turizmit dhe Zhvillimit Rural. Turizmi dhe Zhvillimi Rural ka potencial unik për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të ofruar mundësi jashtë qyteteve të mëdha, duke përfshirë ato komunitete që gjithnje lihen pas. Dita Botërore e Turizmit 2020 thekson rolin e rëndësishëm që luan turizmi në ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe trashëgimisë në të gjithë botën. Për shumë komunitete rurale, turizmi do të thotë mundësi. Ai siguron punë dhe fuqizim ekonomik, përfshirë gratë dhe të rinjtë. Turizmi u jep komuniteteve rurale aftësinë për të mbrojtur dhe promovuar mjediset e tyre natyrore, si dhe kulturën dhe trashëgiminë e tyre. Duke vepruar kështu, kjo u lejon turistëve të shijojnë përvoja unike.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Sep 24, 2020

Skip to toolbar