Çfarë të bësh në muajin Maj në Gjirokastër

Maji është një muaj perfekt për të vizituar Gjirokastrën. Moti është i ngrohtë, dhe ditët janë më të gjata. Kështu që në 24 orë mund të shihni shumë gjëra nëse dëshironi. Këtu keni shumë udhëtime ditore në Gjirokastër të cilat ofrohen nga operatorët vendas të turneut.

Ju nuk mund të lini pa vizituar në Qafën e Pazarit. Gdhendja e gurit ka qenë një traditë e gjatë e këtij qyteti. Qindra mjeshtra punuan për të restuuruar rrugicat e gurta të qytetit të vjetër për ta kthyer në identitet. Dyqanet e pazarit janë të hapura dhe mund të blini disa suvenire, gjatë rrugës deri në kështjellë. Turistët që vizitojnë Gjirokastrën për herë të parë, nuk duhet të lene pa vizituar Kalanë e Gjirokastres. Do të duhen 2 orë për të parë Kalanë dhe muzeumet brenda saj.

Army Museum inside the Castle of Gjirokastra

Nëse e keni vizituar Kështjellën më parë, mund të zgjidhni të vizitoni disa prej shtëpive të famshme në Gjirokastër, si Zekate, Skenduli, Angonate, etj., kjo për të pasur nje ndjesi sesi jetuan këtu, shekuj më parë, banorët e Gjirokastrës.  Nëse jeni një lexues i Ismail Kadare, shkrimtarit të famshëm shqiptar, mund të shkoni të shihni shtëpinë e tij të restauruar, tashmë e kthyer në muze. Një tjetër muze në të njëjtën zonë është Muzeu Etnografik, dikur shtëpia e diktatorit të ndjerë Enver Hoxha. Shtëpia nuk ka asnjë lidhje me vetë Enver Hoxhën, por ajo ka  një koleksion të pasur të plotë të sendeve tipike të shtëpive të Gjirokastrës.

Zekate House inside Gjirokastra

Mos e u largoni nga qyteti pa provuar ushqimin e Gjirokastrës. Disa restorante, veçanërisht në pazarin e vjetër po shërbejnë gatime tradicionale. Mund të shijoni dhe mësoni për disa nga kuzhinat karakteristike të Gjirokastrës. Kaq mund të mund të bëni në një udhëtim ditor në Gjirokastër.

Antigonea Archaeological Park Gjirokastra

Nëse keni më shumë se një ditë për të kaluar, një mundësi është të vizitoni parqet arkeologjike aty pranë, siç janë Antigonea ose Hadrianopolis. Kjo është për njerëzit që e duan historinë dhe arkeologjinë. Nëse ju pëlqen aventura dhe dëshironi të shihni jetën rurale, ju sugjerojmë të vizitoni rajonet e Zagorisë, Lunxheria, Libohova ose me makinë, ose me kuaj. Ka shumë turne të gjata duke ju futur thellë në këtë zonë për të përjetuar nje eksperience unike, duke njohur njerëz dhe duke jetuar me ta.

Zona e Dropullit është një tjetër mundësi e mirë për njerëzit që duan të eksplorojnë natyrën e bukur, dhe të shijojnë ushqime organike shumë të shijshme.

Një ose dy ditë nuk janë të mjaftueshme për të eksploruar Gjirokastrën. Bëni disa pushime, për të shijuar plotësisht Gjirokastrën. Nëse dëshironi të eksploroni qytetet e tjera si Permet dhe Tepelena, ne do t’ju japim shumë rekomandime në artikuj të tjerë të dedikuar. Çfarëdo që të zgjidhni, vizita në këtë rajon do t’ju japë një përvojë të paharrueshme. Vizitoni rajonin e Gjirokastrës!

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Apr 30, 2019