Çfarë të bësh në pranverë në Gjirokastër
Qyteti i bukur i Gjirokastrës ju mirëpret, tashme me një sere turesh dhe eksperiencash unike që mund ti gjeni vetëm në këtë pasuri botërore të UNESCO.
Cfarë të bësh në qendrën historike
Ju ftojmë për ture dhe eksperienca një ditore dhe disa ditore në qytetin e gurtë. Duke nisur nga eksperiencat e qëndisjes, të punimit të gurit, të drurit, eksperienca e kafesë në gur e deri te eksperienca e gatimit. Një nga turet më të plota e më të bukura të qytetit tradicional është Turi i Fustanellës, që ne jua mundësojmë në çdo kohë. Të gjitha këto ture unike i zhvillojmë në pazarin e Gjirokastrës, mjaft të na kontaktoni një ditë përpara dhe ju do të përjetoni një përvojë unike në qytetin tonë
Vizitoni rrugicat e gurta, Kalanë madhështore, dhe katër muzeumet, për të cilat bileta është mëse simbolike, vetëm 200 leke. Gjithë muzeumet i gjeni këtu.
Vizitoni shtëpitë karakteristike, mbi 200-300 vjecare, me arkitekture unike. Disa prej tyre jane muzeume, e disa hotele. Mos lini pa vizituar Zekatet, Skendulin, Shtepinë Kadare, Muzeun Etnografik etj
Akomodimi dhe ushqimi në Gjirokastër
Hotelet në Gjirokastër janë më të bukurit, pasi shumica e tyre janë në shtëpitë karakteristike, ku ndërthuret stili modern me stilin e arkitektures së vjetër. Ne ju rekomandojme: Hotel Kodra, Hotel Praga, Hotel Argyrokaster, Hotel Gjirokastra, Hotel Argjiro. Nese doni të qëndroni në qytet poshtë, ju sugjerojmë Hotel Shehu. Çmimet variojnë nga 30-60 euro, sipas shërbimeve shtesë dhe modernitetit që ato ofrojnë për ju.
Restorantet servirin të gjitha ushqimet tipike tradicionale, supë pashaqofte, qifqi, byrek me lakra, por dhe gatime të mishit e peshkut. Ne ju rekomandojme Restorant E dua, Kodra, Peshku Dina etj. Gjithë restorantet i gjeni këtu
Ture dhe eksperienca jashtë qytetit
Qyteti është shumë i bukur, por nuk mund të lëmë mënanjë fshatrat. Qarku Gjirokastër ka 13 fshatra turistike në listen e 100 fshatrave, ndër të cilat vetëm në Gjirokastër janë 6: Dhoksat, Labovë e Sipërme, Nepravishtë, Sotirë, Lazarat, Antigone, Zhulat.
Por janë dhe shumë fshatra të tjerë që ne do ju shëtisim me turet tona, si turi i peshkimit në Qestorat, Liqenet e Pepelit në Dropull, Fundjavë në Selo, Kalërim në fusha me Caravan Horse Riding, Turi i Gjinofshatit dhe i Liqenit te Cinit, Fundjavë në Labëri , vizitë në Labovën e Kryqit, në Antigone, në Ujëvarën e Selckës dhe në Teqenë e Melanit, turi i Cajupit dhe i Zagorisë, Turi i Hadrianopolisit etj. Të gjitha turet e përmendura mund t’i gjeni këtu, me çmimet dhe itineraret përkatëse.
E veçanta e Gjirokastrës është se mund tju ofrojmë dhe ture muzikore, që të dëgjoni tungut e grupit të Lunxhërisë apo të grave të fshatit Selo. Turet e folkut i gjeni këtu. Sigurisht nëse na kontaktoni më pare te info@visit-gjirokastra.com
Gjithë turret mundësohen në pranverë, pasi koha është e mire dhe thuajse gjithë rrugët e Gjirokastrës janë të shtruara.
Aktivitetet
Aktivitetet kryesore që zhvillohen në rrethinat e Gjirokastrës janë turet me kale, turet me makinë 4×4 në Labëri, apo në Malin Bureto, turet hiking nëpër malet përreth, por dhe turi i zhytjes në Liqenin e Viroit, me Spiranca Diving Center..
Gjirokatra vjen me paketa super këtë pranverë! Ju mirëpresim!