Gazetë Nr.3 Dhjetor 2020

Gazetë e Shoqatës së Turizmit të Qarkut Gjirokastër, "Visit Gjirokastra", misioni i së cilës është manaxhimi dhe marketingu i qarkut si destinacion turistik. 
Të vizitosh Gjirokastrën në dimër
Gjirokastra është plot me supriza dhe vende pa fund për të vizituar në çdo stinë.  E ndërsa qytetet dhe turizmi kulturor mbetet më të preferuarit, shoqata "Visit Gjirokastra", ju fton të eksploroni qytetin dhe rrethinat në dimër, të shijoni traditat dhe gatimet tipike gjirokastrite. Lexo më shumë
Fundjavë çlodhëse në Përmet
 
Janë dy arsye të forta pse duhet të vizitoni Përmetin në dimër: Së pari ka kulinari super të pasur dhe jua shtrojnë tryezën çdo ditë si për Vit të Ri. Dhe e dyta ka ujërat e ngrohta termale ku mund të lahesh dhe në dimër. Zairete e dimrit janë gati, pasi gratë përmetare kanë punuar gjithë verën për to. Një fundjavë në Përmet, do ju ofronte çlodhje totale Lexo më shumë
Vizito Tepelenën, ushqim nga ferma në tavolinë 
 
Tepelena shquhet për natyrën e bukur malore dhe për gatimet fantastike me mish. Dimri të kufizon në aktivitetet outdoor, por mund të bëhen gjithmone ecje në mal. Dhe që nëse je fans i ushqimeve nga ferma në tavolinë, Tepelena është sugjerimi ynë për stinën e dimrit. Lexo më shumë

Bashkia Tepelenë mbështet Shoqatën Visit Gjirokastra

Kreu i bashkisë së Tepelenës, z. Tërmet Peçi dhe shoqata Visit-Gjirokastra ranë dakord të bashkëpunojnë për të nxitur zhvillimin e turizmit dhe produkteve të reja turistike në Tepelenë dhe gjithë qarkun Gjirokastër. Lexo më shumë:
Aktivitete të ndryshme

Simbol i ri UNESCO Gjirokastër 

Një vepër e re simbolike arti i shtohet Qendrës Historike të qytetit të Gjirokastrës. Në hyrje të zonës muzeale u vendos një bazoreliev i derdhur në bronx, vepër e Skulptorit te Popullit Mumtaz Dhrami. Më shumë

15 vjet Iso-polifonia në UNESCO

Më 25 nëntor u mbushën 15 vjet nga listimi i muzikes iso-polifonike shqiptare si pasuri jo materiale e UNESCO. Isopolifonia shqiptare ka vlera unike dhe duhet trashëguar ndër breza. Më shumë

Java e trashëgimisë 23-29 shtator

Shumë evente u zhvilluan në Gjirokastër në fund të shtatorit në javën e trashëgimisë. Panairi me produkte tradicionale mblodhi te pazari edhe bizneset turistike të shoqatës Visit Gjirokastra.(FotoLajm)
 

Retro në Gjirokastër

Një event i pazakontë argëtoi qytetin e gurtë për disa ditë me parakalimin e makinave të vjetra, në kalldremet e pazarit. Eventi u organizua nga Retro Albania dhe u shoqërua me evente muzikore.(FotoLajm)

Trajnime nga Shoqata Visit Gjirokastra

Trajnim: Kulinaria dhe mikpritja

Visit Gjirokastra organizoi seminarin 3 ditor "Përmirësimi, zhvillimi i kulinarise dhe sherbimit të mikpritjes me bizneset e Gjirokastrës. Sesionet u drejtuan nga Gladiola Dona e Armand Kikino, ekspert hotelerie e gastronomie. Më shumë

Seminar mbi marketingun dixhital

Marketingu dixhital ishte tema e seminarit të organizuar nga shoqata Visit Gjirokastra, me mbështetjen e RisiAlbania, i cili u mbajt me 15 shtator ne Gjirokaster. Trajnimi u zhvillua nga ekspertja Alma Gerxhani. Më shumë 

Anëtarësohu në shoqatën Visit Gjirokastra!

Shoqata Visit Gjirokastra është model unik ku përfaqësohet një qark me potencial të madh turistik me aktorë privatë e publikë. Kjo është arsyeja kryesore pse çdo biznes nuk duhet ta humbasë mundësinë për të qenë anëtar.   

Reklamo biznesin tek www.visit-gjirokastra.com

Portali www.visit-gjirokastra.com është sot portali më i vizituar i turizmit jo vetëm në qark, por edhe me gjerë. Me një komunitet prej 25 mijë ndjekësish dhe angazhim qindra mijëra njerëz, portali është mundësi biznesi që nuk duhet humbur.
Dergo email
Facebook
Twitter
Link
Website
Copyright © 2020 Visit Gjirokastra, All rights reserved.
Our mailing address is:
info@visit-gjirokastra.com
www.visit-gjirokastra.com