Gazeta Nr.2 Verë 2020
Gazetë periodike tre mujore e Shoqatës së Turizmit "Visit Gjirokastra"
misioni i së cilës është manaxhimi dhe marketingu i qarkut Gjirokastër!

Një sezon turistik i pazakontë, për shkak të pandemisë nga Covid19, nisi me fushata sensibilizuese për të nxitur turizmin vendas. Fushata #RriNeShqiperi, ideuar nga GIZ Albania dhe e mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Visit Gjirokastra, me ambasador këngëtarin Roland Hysi, zbuloi për 3 ditë me radhë destinacionet e patreguara të Gjirokastrës e Permetit, kryesisht eksperiencat rurale. Lexo më shumë
100 eksperienca në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë..
Qarku Gjirokastër është thesar për t'u zbuluar. Janë dhjetra atraksione të pazbuluara në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, tradita të panjohura për një pjesë të mirë të shqiptarëve. Shoqata Visit Gjirokastra gjatë kësaj vere ka përgatitur disa eksperienca krejt unike, duke ftuar gjithë shqiptarët dhe të huaj t'i përjetojnë ato bashkë me vendasit. Eksperiencat e kafesë, e rakisë, e bletarisë, e kuajve, e qëndisjes, e gatimit, e zhytjes, e peshkimit etj do ju mrekullojnë. Zbuloni më shumë
Aktivitete të ndryshme
Festohet 15 vjetori i Gjirokastrës në UNESCO
Një javë aktivitetesh të ndryshme u zhvilluan në Gjirokastër, si panaire, sesione shkencore, kinema, ekspozita. Gjirokastra u bë arenë festimesh dhe vizitash nga qindra turistë.
Ambasadori Zviceran viziton qarkun
Shoqata 'Visit Gjirokastra' priti Ambasadorin e Zvicrës në vendin tonë, z.Adrian Maitre ku fillimisht i prezantoi gjithë punën e deritanishme të shoqatës, shtimin e produkteve turistike, promovimin .. 
Koncerte në Bënjë, Përmet
Në muajt korrik e gusht, tingujt e muzikës shqiptare dhe të huaj jehuan te Ujërat Termale të Bënjës, mes qindra dashamirësve dhe vizitorëve. Eventet u mbajten ne natyre, me distancim fizik. Më shumë
Të gjithë në Gjirokastër e Përmet
Gazetarë, artistë, deputetë, personalitete të huaja nuk kanë lënë pa vizituar këtë verë Gjirokastrën, Përmetin e Tepelenën. Ky qark ka qenë pjesë e disa programeve televizive. Më shumë:

Trajnime nga Shoqata Visit Gjirokastra

Seminar për marketingun dixhital për bizneset
Më 9 Mars në Gjirokastër, u organizua një event B2B mes bizneseve të turizmit Gjirokastër, dhe ofruesve të shërbimit të marketingut dixhital. Eventi u organizua nga Shoqata "Visit Gjirokastra" dhe u mbështet nga Risi Albania
Seminar mbi turizmin e qëndrueshëm
A mund të jetë Gjirokastra një model i një destinacioni të qëndrueshëm të turizmit? Kjo ishte tema e një webinari të organizuar nga shoqata Visit Gjirokastra, me mbështetjen e RisiAlbania, ku u prezantuan kriteret e turizmit të qëndrueshëm..
Anëtarësohu në shoqatën Visit Gjirokastra!
Shoqata Visit Gjirokastra është model unik ku përfaqësohet një qark me potencial të madh turistik me aktorë privatë e publikë. Kjo është arsyeja kryesore pse çdo biznes nuk duhet ta humbasë mundësinë për të qenë anëtar.   
Reklamo biznesin tek www.visit-gjirokastra.com
Portali www.visit-gjirokastra.com është sot portali më i vizituar i turizmit jo vetëm në qark, por edhe me gjerë. Me një komunitet prej 15 mijë ndjekësish dhe angazhim qindra mijëra njerëz, portali është mundësi biznesi që nuk duhet humbur.
Dergo email
Facebook
Twitter
Link
Website
Mbështetur nga:                                      Një projekt nga
                 
Copyright © 2020 Visit Gjirokastra, All rights reserved.
Our mailing address is:
info@visit-gjirokastra.com
www.visit-gjirokastra.com