Një portal turistik për qarkun Gjirokastër
Qyteti i Gjirokastrës, pasuri e UNESCO, konsiderohet perla e Shqipërisë dhe është një nga vendet më të vizituara gjatë gjithë vitit nga turistët e huaj dhe vizitorët vendas. Produktet turistike janë përmirësuar ndjeshëm. Jo vetëm qyteti muzeal por gjithë qarku, përfshi Përmetin, Tepelenën, Dropullin, Libohovën dhe gjithë zonat rurale kanë plot për të ofruar. Aktivitetet kulturore, koncerte, panaire organizohen gjatë gjithë vitit. Të gjitha këto kanë nevojë të promovohen. Ndaj, një portal turistik për gjithë qarkun u krijua në pranverë 2019 me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit të Risi Albania. Nëse doni të eksploroni vërtet gjithë ofertën turistike të qarkut Gjirokastër vizitoni portalin turistik: www.visit-gjirokastra.com.
Shoqata turistike "Visit Gjirokastra"
Krijimi i shoqatës turistike 'Visit Gjirokastra'  ishte hapi i dytë i projektit të Risi Albania. Shoqata u formalizua dhe u regjistrua zyrtarisht në Shtator 2019. Kjo shoqatë mbledh së bashku gjithë aktorët e biznesit turistik të qarkut Gjirokastër, ku anëtarë janë hotele, agjenci turistike, guida turistike, restorante, Akademia e Universitetit, përfaqësues të Bashkive Gjirokastër, Përmet e Tepelenë. Shoqata ka si qëllim të promovojë qarkun Gjirokastër si destinacion turistik përtej rajonit, të hartojë strategji për turizmin në qark, të shtojë produkte turistike, të zgjerojë ofertën turistike, të nxisë turizmin, të përfaqësohet dhe të ngrejë zërin në gjithë organizmat vendas lidhur me turizmin ne qark etj. Shoqata ka mbështetjen e plotë të gjashtë Bashkive të qarkut.
Aktivitete turistike në qarkun Gjirokastër
Visit Gjirokastra në panairin ndërkombëtar Philoxenia
Shoqata Visit Gjirokastra me ndihmën e Risi Albania mori pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit në Philoxenia, Selanik, në 8-10 Nëntor, ku paraqitën ofertën turistike të tyre dhe paketat dimërore. Më shumë
Promovimi i produkteve tipike në Zekate
Një festë për produktet tipike sipas hartës gjeografike. Rajoni i Gjirokastrës organizoi në ditët e para të tetorit në Shtëpinë Zekate, një panair të madh me gatime dhe ushqime tradicionale të zonës. Lexo më shumë
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit
Për herë të parë një grup biznesesh turistike nga Qarku Gjirokastër paraqitën në një stendë të vetme produktet e tyre turistike nën logon Visit Gjirokastra, pikërisht në Panairin Ndërkombtar të Turizmit në Tiranë, organizuar nga Ministria e Turizmit më 5-6 Prill 2019. Lexo më shumë
"Shqipëria punon tokën"
'Shqipëria punon tokën, ishte titulli i një panairi mbarëkombëtar që u organizua në 16-17 Nëntor në Sheshin Skënderbej Tiranë. Përfaqësues nga bizneset turistike dhe agroushqimore në Gjirokastër, Përmet e Tepelenë morën pjesë në panair duke shitur dhe produktet e tyre. Më shumë
Festivali Sofat, një event unik i zhvilluar në dy fundjava rresht në Asim Zenel më 27-28 Shtator dhe Libohovë 4-5 Tetor, solli një atmosferë të jashtëzakonshme në këto zona. I organizuar nga Visit Gjirokastra dhe Turtle Fest, mbështetur nga Risi Albania, ky festival ka synim të gjallërojë jetën kulturore në pjesën rurale të Qarkut dhe të kthehet në një event të përvitshëm. Lexo më shumë
Një zgjidhje lokale për një problem global: Shoqata Visit Gjirokastra
Në kohën kur platforma gjigande si Booking, Trip Advisor etj, rrisin informalitetin dhe dëmtojnë konkurencën, një platformë online për shitjen e produkteve turistike për qarkun Gjirokastër, shihet si një zgjidhje për këtë problem lokal. Risi Albania po mbështet aktorët turistikë në Qarkun Gjirokastër për ta menaxhuar së bashku destinacionin e tyre. Më shumë
Trajnim i shoqatës "Visit Gjirokastra"
Në kuadër të forcimit dhe ngritjes së kapaciteteve të shoqatës së Turizmit Visit Gjirokastra, me mbështetjen e projektit Risi Albania u kontraktua një nga ekspertët më të mirë të brandimit ndërkombëtar z. Jorn Gieschen. Trajnimi disaditor u fokusua te strategjia e marketingut për qarkun, forcimin e rolit të Shoqatës Visit Gjirokastra etj. Lexo më shumë
Facebook
Twitter
Link
Website
Copyright © *|2019|* *|Publikim i Shoqatës 'Visit Gjirokastra'*, All rights reserved.
Our mailing address is:
info@visit-gjirokastra.com
Mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit të Risi Albania