Visit-Gjirokastra, partneriteti ku për herë të parë në Shqipëri aktorët publik edhe privat dakordësohen të bashkëpunojmë për menaxhimin dhe promovimin e destinacionit, organizoi dje Asamblenë Vjetore.
Në takim morën pjesë 80 aktorë të rajonit nga biznesi dhe akademia, përfaqësues nga 7 Bashkitë e Qarkut Gjirokastër, Kryetari i Qarkut, si dhe institucioni i Prefektit.
Asambleja aprovoi anëtarësinë dhe votoi për Bordin e Ri, me 7 anëtarë nga bizneset, 1 nga Prefektura dhe 1 anëtar nga shoqëria civile.
Aktorët vunë theksin te roli shumë i rëndësishëm që #VisitGjirokastra po luan në zhvillimin e turizmit të rajonit, rritjen e bizneseve dhe punësimin e të rinjve.
Hapi i radhës, sipas aprovimit të të gjithë anëtarëve do të jetë krijimi i nje Komiteti për Zhvillimin e Turizmit të qarkut, nën partneritetin e Visit Gjirokastra me specialistë nga të 7 bashkitë, në koordinimin e Prefektit të rajonit.
Detyra e parë e Komiteti do të jetë krijimi i një strategjie të përbashkët për menaxhimin dhe promovimin e destinacionit.
Bordi i ri i Visit Gjirokastra
1.U pranuan anëtarët e rinj të shoqatës.
2.U miratua statuti, politikat dhe procedurat në funksion të brendshëm të shoqatës “Visit Gjirokastra”.
3.Komisioni për procesin e votimit u krijua me 5 anëtarë: Fatjon Cumaku ,Aleksandër Toti, Ëngjëll Serjani, Juljan Elezi, Robert Hila.
Pas procesit të votimit nga anëtarët, komisioni numëroi votat për secilën kategori dhe rezultatet finale janë si më poshtë:
- Institucioni i Prefektures: Edlira Shehu
- Sektori i Akomodimit – Piro Dhima
- Sektori i Bar & Restoranteve – Martin Cani
- Sektori i Artizanatit dhe Shërbimeve – Manjola Shehaj
- Sektori i Biznesit Rural – Kristina Fidhi
- Sektori i Akademisë dhe Shoqërisë Civile – Irena Boboli
- Sektori i Operatorëve Turistik – Vasil Garo
- Sektori i biznese te Përmetit – Elona Bejo
- Sektori i bizneseve te Tepelenës -Anila Collaku
4.Pas mbledhjes së Bordit dhe votimit unanimisht për kryetarin/en të bordit dhe rolet e tjera specifike:
U votua Kristina Fidhi si Kryetare Bordi
U votua Vasil Garo si Nënkryetar Bordi