Gazetë Nr.4 Mars 2021

Gazetë e Shoqatës së Turizmit të Qarkut Gjirokastër, "Visit Gjirokastra", misioni i së cilës është manaxhimi dhe marketingu i qarkut si destinacion turistik. 
Situata e COVID19. Rregullat para se të udhëtoni në Qarkun Gjirokastër 
Turizmi pranveror në Qarkun Gjirokastër
Qyteti i bukur i Gjirokastrës ju mirëpret me një serë turesh dhe eksperiencash unike që mund ti gjeni vetëm në këtë pasuri botërore të UNESCO. Kombimim i kulturës me aktivitetet në natyrë dhe eksplorim të fshatrave. Më shumë
Eksperiencat e pranverës në Përmet
Eksperiencat e pranverës në Tepelenë
Në fokus të medias

Gjirokastra, vend i trashëgimisë botërore, në pritje të turistëve
Associated Press
Të shihje rrugët e qytetit në vitin 2019 të mbushura nga turistët që shijonin bukurinë e tij, ishte një ëndërr e vërtetë për banorët e Gjirokastrës. Por ky fluks përfundoi me vrull kur bota u mbyll nga pandemia.

Përgjithmonë Vjosa! Ruani lumin më të egër në Europë
Patagonia
Shumë organizata mjedisore vendase dhe të huaja po ngrihen për të mbrojtur lumin e egër më të madh të Evropës – Vjosa. Kjo rrugë ujore shkon e paprekur nga burimi në det, duke përfshirë një mozaik habitatesh dhe kulturash që janë lidhur me të për mijëra vjet

Vizitoni Tepelenën e Kurveleshin e bukurive natyrore
Euronews Albania

Destinacion në Euronews Albania nga Rezarta Delisula udhëton në unazën Tepelenë, Salari, Nivicë e Lekdush. Vendosëm ta përshkonim në një ditë unazën e mrekullueshme mes malesh, duke iu treguar një guidë të paharruar në këto vende që na kanë habitur me mikpritjen e tyre.

 Shoqata Visit Gjirokastra

Shoqata Visit Gjirokastra prezantohet në eventin rajonal
Shoqata Visit Gjirokastra prezantoi ofertën e turizmit të Rajonit në eventin “Lidhjet rajonale dhe bashkëpunimi në turizmin aktiv – faktori kryesor në periudhën pas COVID-19” të organizuar nga USAID Project EDGE. Më shumë
Standardet e sigurisë ushqimore dhe ato të mirëmbajtjes
Anëtarët e Shoqatës Visit Gjirokastra morën pjesë në një trajnim të organizuar nga GIZ lidhur me standardet e sigurisë ushqimore dhe ato të mirëmbajtjes, higjenës dhe masave të shtuara anti-covid ne bizneset turistike. Më shumë 
Anëtarësohu në shoqatën Visit Gjirokastra!
Shoqata Visit Gjirokastra është model unik ku përfaqësohet një qark me potencial të madh turistik me aktorë privatë e publikë. Kjo është arsyeja kryesore pse çdo biznes nuk duhet ta humbasë mundësinë për të qenë anëtar.   
Reklamo biznesin tek www.visit-gjirokastra.com
Portali www.visit-gjirokastra.com është sot portali më i vizituar i turizmit jo vetëm në qark, por edhe me gjerë. Me një komunitet prej 35  mijë ndjekësish dhe angazhim qindra mijëra njerëz, portali është mundësi biznesi që nuk duhet humbur.
Dergo email
Facebook
Twitter
Link
Website
Copyright © 2020 Visit Gjirokastra, All rights reserved.
Our mailing address is:
info@visit-gjirokastra.com
www.visit-gjirokastra.com