Shpella e Skotinisë

Dropull, Gjirokaster
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Kjo shpellë është një atraksion natyror që ndodhet në fshatin Goranxi, por hyrja drejt saj është më lehtë nga fshati Vanistër, Bashkia e Dropullit, Gjirokastër. Nuk është një shpellë e zakonshme. Brenda saj është një liqen me ujëra të pastër. Disa eksploratorë që e zbuluan për here të pare, u zhytën në thellësi të shpellës, deri në 55 metra. Edhe pse nuk mund të shkonin dot më tej për shkak të kanaleve dhe devijimeve, ata thane që thellësia arrin deri në 200 metra.
Ka dhe një legjendë rreth kësaj shpelle. Një grua që shkoi të mbushte ujë dikur, u fut brenda dhe u mbyt. Trupi i gruas pas ca kohe u gjet në Virua, 10 km larg kësaj zone. Kjo tregon për lidhjen nënujore mes Shpellës së Skotinisë dhe burimit të Viroit, ndërkohë që të dyja bashkë janë të lidhura dhe me burimin e Syrit të Kaltër në Delvinë. Kjo shpellë është shumë e bukur për t’u eksploruar, por duhet patur kujdes që të mos bëhen zhytje nga njerëz amatorë.