Sale!

Diving experience in Viroi Lake

80.00 75.00

Description

Poshtë shpateve shkëmbore të Malit të Gjerë, ndodhet një mrekulli e natyrës. Një shpellë misterioze në thellësitë e liqenit të Viroit, 3 km nga qyteti i Gjirokastrës, i mbrojtur si monument natyror. Me ujë të kthjellet dhe thesaret e tij natyrore nënujore, liqeni ka një siperfaqe prej 17.5 hektarë, por çfarë është më e rëndësishmja është se thellësia e tij shkon përtej mundësive të eksplorimit. Sipas gojëdhënave, mëma e liqenit është e lidhur me disa liqene të tjera me pasuri nënujore të zonës si ajo e Skotinisë apo Syri i Kaltër në Sarandë.

Një guidë profesionale do të udhëheqë zhytjen tuaj pasi të jeni pajisur me veshjet përkatëse, kompresorët dhe pajisjet e tjera që stafi do t’jua vëjë në dispozicion. Shtegu nga do të kaloni do të jetë përgatitur më parë nga stafi me etiketat dhe ndriçuesit për të siguruar eksperiencën tuaj.  Ujërat janë të kristalta me visibilitet mbi 30 m, aq sa ende do të shikoni njerëzit dhe peisazhin jashtë liqenit nga thellësia e tij. Ky liqen është i rrethuar nga kodra me pisha të egra jashtë, të cilat i japin kësaj zone, hijeshi dhe peisazhe të papërsëritshme.

Zhytja në thellësitë e liqenit, i cili mbart ende të panjohura, do të jetë një përvojë unike dhe emocionuese. Shpella dhe format shkëmbore do t’ju lënë pa frymë. Çdo herë që do të zhyteni, për arsye të panjohura, stresi do të mbetet në sipërfaqe.

 

Terma dhe kushte:

Cmimi për zhytje teknike 8500 lekë

Kohëzgjatja 50 min

Qendra e zhytjes ka kapacitete për të udhëhequr deri në 20 zhytësa në ditë.

Additional information

Included

Asistenca teknike dhe shoqërimi nga 2 zhytësa,
pasijet e zhytjes,
kompresori i ajrit,
trasnporti në rastet që nevojitet.

Booking Instructions:

Për ta rezervuar si eksperiencë, është I nevojshëm njoftimi 3 ditë më përpara.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Diving experience in Viroi Lake”

Your email address will not be published. Required fields are marked *