fbpx

Mount Nemerçka Tour

22.00

Çmimi i paketës: 2700 leke / personi

Kjo paketë është e përshtatshme për çdo person në gjëndje të mirë shëndetësore dhe për fëmijë mbi 10 vjeç. E pëlqyeshme për grupe me 4 – 8 persona.

Përfshihet:

Guida profesioniste, transporti me makinë vajtje ardhje në pikën e takimit, dreka në restorant.

Sende të nëvojshme:

Atlete të forta për ngjitje në mal

Bluza pambuku

Shishe uji 0.5 L

Kapele dhe syze për tu mbrojtur nga dielli

Fruta të thata, çokollata

Description

Ky tur do tju çojë në lartësitë e malit Nemërçkë, aty ku bora qëndron në çdo stinë e pashkrirë, shekullore, e bërë një me shkëmbinjtë.

Kohëzgjatja: rreth 8 orë (në varësi të kushteve atmosferike)

  • Do të nisemi nga qëndra e Përmetit në orën 09:00 drejt fshatit Strëmbec ku do të lëmë makinat.
  • Nga këtu nis ecja me këmbë midis kodrave të buta të gjelbëruara.
  • Pas 3 km ecje mbërrijmë në Ujvarën e Sopotit e cila na ofron pamje mahnitëse me prurje të vrullshme uji, këtu bëjme një pushim të vogël dhe foto.
  • Vazhdojmë ecjen rrëze malit të Nemërçkës për të kapur majën në 2965m
  • Në këtë pikë na ofrohet një pamje unike e monolitit shkëmbor si amfiteatër, në rrëzë të të cilit qendron bora e ngjeshur shekullore. Këtu do të bëhet edhe ndalesa e fundit dhe foto para se të nisemi për kthim.
  • Kthehemi drejt fshatit ku lamë makinat dhe rreth orës 15:00, pas 7. 5 km ecje, do të shijojmë të uritur drekën në restorantin me gatesa të zonës dhe dollitë me raki.
  • Kthimi në pikën e takimit në Përmet.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Mount Nemerçka Tour”

Your email address will not be published. Required fields are marked *