Sale!

The experience of harvesting honey in Ogdunan

9.00

    Description

    Nëse jeni në fshatin e vjetër të Ogdunanit në Përmet mos e lini pa provuar vjeljen e mjaltit direkt nga kosheret në park. E përshtatshme për çdo person që ndihet mirë në shoqërinë e bletëve.

    Në qëndër të fshatit ju pret Kastrioti bashkë me nënën e tij të cilët kujdesen për parkun e bletëve i ndodhur midis pemëve dhe gjelbërimit. Ju do të mësoni rreth këtij zanati të vjetër, llojeve të mjaltit që bletët japin në këtë zonë dhe sezonit të tyre.

    Pasi të jeni veshur me uniformën mbrojtëse do të përgatisni tymuesen dhe jeni gati për tu futur në park mes qindra bletëve. Do të nxierrni kornizat nga kosheret dhe pasi ti keni shkundur nga bletët do të bëni vjeljen në centrifugën artizanale dhe do të prisni mjaltin për ta gustuar. Kastrioti do tju tregojë disa trike si të njihni mjaltin natyral nga ai i përpunuari si dhe llojet e tij. Nuk do largoheni pa marrë  kavanozin tuaj me mjaltin që volët vetë.

    Ndërkohë, nëse jeni të shoqeruar nga fëmijët, mund te miqesohen me bagëtitë që ndodhen në vathën e vogël afër parkut, nën kujdesin e nëna Pandorës.

    Kjo eksperiencë është e vlefshme gjatë gjithë vitit pasi edhe në muajt e dimrit qe nuk ka mjaltë do të përgatisni produktet e shumta qe Kastrioti përpunon me bazën e mjaltit. Rakia e mjaltit, uthulla e mjaltit, kremi me vaj ulliri dhe propolis etj.

     

    Terma dhe kushte:

    Çmimi: 900 lekë

    Përfshihen:

    Veshjet mbrojtëse, asistenca e bletërritësit, degustimi i mjaltit, një kavanoz me mjaltë për ta marrë me vete.

    Per rezervim nevojitet njoftim 3 ditë para.