Shijo në Gjirokastër

Booking Request

     

    Tour Description

    Një tur dy ditor që ndërthur shijimin e verës me poezinë dhe kalërimin.

    Dita 1
    Turi i Ismail Kadaresë në Gjirokastër

    Një rrugëtim mbrësëlënës nëpër Gjirokastër, atje ku shkrimtari Kadare u frymëzuar për të shkruar veprat e tij të hershme. Takime me magjinë e fëmijërisë së tij dhe tri veprat kryesore të shkruara për qytetin rrëfyer nga studiues të artit dhe letërsisë

    Verë dhe poezi

    Do të prezantojë dy verëra nga rajoni shoqëruar me historinë dhe mënyrën e vjetërimit, karakteristikat dhe personalitetin. Poezi të përzgjedhura interpretuar nga profesionistë të aktrimit do të vijnë krahas shijimit të verës dhe darkës me gatime traditcionale. Akomodim në një nga hotelet më të mirë të zonës historike.

    Dita 2

    Udhëtimi i Miqësisë me kalë

    Një takim emocionues me kuajt, vendosja e raportit përmes udhëzimeve të instrukturëve dhe një shëtitje rreth 1 orë e 30 minuta në natyrë. Përshkohet terren kodrinor me hapje të gjerë të luginës dhe sfond malin e Lunxhërisë. Grupi përmbyll eksperiencën me një piknik në fshatin “Asim Zeneli” ku do të gatuhet petaniku i zonës shoqëruar me meze dhe raki fshati. Kjo ditë do të zgjasë rreth 3-4 orë.

    Price & Conditions

    Cmimi per person 9900 lekë

    Përfshihet: Akomodimi, darka, mëngjesi, dreka piknik dhe aktivitetet e përmendura. Transporti pas takimit në Gjirokastër deri në përfundim të programit, guidim profesional për gjatë gjithë turit.

    Transporti nga Tirana është i mundur vetëm për grupe deri në 8 vetë me kosto ekstra për person vajtje-ardhje 2500 lekë.

    Nuk përfshihen: pijet ekstra apo shërbime që nuk përmenden më sipër.

    Book Now