Zgjidhet Bordi i ri i Visit Gjirokastra

Visit-Gjirokastra, partneriteti ku për herë të parë në Shqipëri aktorët publik edhe privat dakordësohen të bashkëpunojmë për menaxhimin dhe promovimin e destinacionit, organizoi me datë 3 shkurt 2022 Asamblenë Vjetore. Takimi u zhvillua në mjediset e Universitetit Eqerem Çabej, Gjirokastër.

Në takim morën pjesë 80 aktorë të rajonit nga biznesi dhe akademia, përfaqësues nga 7 Bashkitë e Qarkut Gjirokastër, Kryetari i Qarkut, si dhe institucioni i Prefektit.

Asambleja aprovoi anëtarësinë dhe votoi për Bordin e Ri, me 7 anëtarë nga bizneset, 1 nga Prefektura dhe 1 anëtar nga shoqëria civile.

Aktorët vunë theksin te roli shumë i rëndësishëm që #VisitGjirokastra po luan në zhvillimin e turizmit të rajonit, rritjen e bizneseve dhe punësimin e të rinjve.

Hapi i radhës, sipas aprovimit të të gjithë anëtarëve do të jetë krijimi i nje Komiteti për Zhvillimin e Turizmit të qarkut, nën partneritetin e Visit Gjirokastra me specialistë nga të 7 bashkitë, në koordinimin e Prefektit të rajonit.

Detyra e parë e Komitetit do të jetë krijimi i një strategjie të përbashkët për menaxhimin dhe promovimin e destinacionit.

Vendimet e Asamblesë Visit Gjirokastra:

1. U pranuan anëtarët e rinj të shoqatës.

2. U miratua statuti, politikat dhe procedurat në funksion të brendshëm të shoqatës “Visit Gjirokastra”.

3. Komisioni për procesin e votimit u krijua me 5 anëtarë: Fatjon Cumaku, Aleksandër Toti, Ëngjëll Serjani, Juljan Elezi, Robert Hila.

Bordi i ri i Visit Gjirokastra:

Pas procesit të votimit nga anëtarët, komisioni numëroi votat për secilën kategori dhe rezultatet finale janë si më poshtë:                                                         

  • Institucioni i Prefekturës: Znj Edlira Shehu
  • Sektori i Akomodimit – Piro Dhima   
  • Sektori i Bar & Restoranteve – Martin Cani  
  • Sektori i Artizanatit dhe Shërbimeve – Manjola Shehaj                                                                                                 
  • Sektori i Biznesit Rural – Kristina Fidhi                            
  • Sektori i Akademisë dhe Shoqërisë Civile – Irena Boboli                                                                                            
  • Sektori i Operatorëve Turistik  – Vasil Garo                                                                                        
  • Sektori i bizneseve te Përmetit – Elona Bejo                                                                                                                                 
  • Sektori i bizneseve te Tepelenës -Anila Collaku

4. Pas mbledhjes së Bordit dhe votimit unanimisht për kryetarin/en të bordit dhe rolet e tjera specifike:            

– U votua Kristina Fidhi si Kryetare Bordi                                                                                                                      

– U votua Vasil Garo si Nënkryetar Bordi

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Feb 04, 2022