The story of Lazarat – the biggest village of Albania

Lazarat is the biggest village of Albania and the most known not only in the country, but also internationally.

The village has been inhabited since the prehistoric times  (30 000 year BC), according to many objects found in the territory.  It is situated in the eastern slope of Mali i Gjere, between Gjirokastra and Dropull area. Lazarat is 3 km far from Gjirokastra, very close to Sopoti Gorge. The origin of the name is linked to the Lazar, an old Albanian name. In some documents it is registered with the name Sopot, then  Munishtir, and in XVI-XVII with the name Lazërat.  It is the biggest village in Albania (4000 ha). According to statistics the village had 200 houses in 1945, and 1200 residents, while today there are 750 houses. Lazarat municipality include two villages: Lazarat and Kordhocë, 922 families  (3450 residents) live in the whole municipality.

Due to its mountainous terrain, there is not much fertile soil, but they have enough livestock to have a good economy for their families. From the other hand the mountainous rocks created the possibilities for planting medicinal herbs, which don’t want much water. Lazarati people preserved the traditions and language in centuries. They stand as Albanian village in the heart of minority area. They have been patriots and good fighters. They fought with Ali Pasha to protect Ioannina from Turkish soldiers. The first Albanian school opened in 1908. Then the Lazarati people fought against nazi during the liberation war of Albanians. After the liberation, Lazarati people turned to their land and worked so hard. During those years the population of the village was doubled and the size of inhabitants too. They lived always with honest work and were proud of their values… Until, a drug story unveils about 15 years ago?  The village was selected from people with power, or a criminal band, as a good and favorable place for planting drugs. The investment was huge and people of Lazarati doesn’t have that money, so it was not their investment. The inhabitants were just invited to work hardly for a small payment. All the profits went to drug barons in Tirana and everywhere else. The people of Lazarat don’t accept that this was their fault. How come the state could tolerate this thing? How come some drug barons come to the village, plant everywhere drugs, built 5 laboratories to dry and package all the product and transport it outside the country in a perfect giant system in the eye of Government?. Then the government change and the police wanted to return the control to the village. A fight erupted, the barons escaped, the village was liberated, but the village was left behind poor, without any alternative for development, without water, and with a negative image.

Today the old houses with characteristic stones are abandoned in north of the village, and all the people have built  the houses in lower part, to have more access to the water. The village is among 100 touristic villages selected by actual government, but until today they said that nothing has been done for the village. There are some tourists coming on their own, after reading the drug story. They want just to see the village, and to link what they read with the original place. But they find nothing, because the village is now almost empty, and people are taking care for their livestock and for their houses.

The inhabitants today want only one thing: a big depot as collection point for medicinal herbs which are growing massively in the mountains around village. They need even expertise to apply for agriculture funds, since they haven’t profit anything. They feel betrayed from politicians and media. They don’t want any official or journalist to come to their village, but if you go as a tourist or as a guest, you are more than welcoming. They need to feel the warm hand of Albanian institutions and more attention from other Albanians brothers and civil society. We are the same people.

What to see in Lazarat

  • Kordhoca bridge, cultural monument of 1st category which linked Gjirokastra with Janina.
  • Sopoti Gorge and Sopoti waterfall
  • The ruins of old city of Sopot
  • The 400 years tower of Dervene
  • Old stone houses and the city center

 

Lazarat- njihni historinë e fshatit më të madh të Shqipërisë

Lazarati është një fshat me histori të lashtë. Është ndoshta fshati më i dëgjuar në Shqipëri, për arsye se në një periudhë kohore ishte kryelajm në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Është fshati më i madh në Shqipëri, me siperfaqe 4000 ha. Sipas statistikave në vitin 1945 ishin 200 shtëpi me 1200 banorë, ndërsa  aktualisht janë 750 shtëpi, 922 familje, rreth 4000 banorë (74 banorë për km2). Ndodhet në një pllajë kodrinore-shkëmbore në rrëzë të Malit të Gjerë, kufizuar nga veriu me Gjirokastrën, në jug me krahinën e Dropullit. Bashkia Lazarat përfshin dy fshatra: Lazarat dhe Kordhocë. Toponimia e Lazaratit lidhet me emrin Lazar, pra pasardhësit e Lazarit. Ka patur emra të ndryshëm në dokumente, ku dikur njihej si Sopot, pastaj si Munishtir dhe pastaj ne shek e XVII si Lazërat.

Lazaratati nuk ka shumë tokë bujqësore, pasi terreni është shumë i zhveshur, por merren kryesisht me blegtori dhe së fundi me bimët medicinale. Një gjë tjetër që të bën përshtypje është se në gjithë atë zonë që është helenizuar, Lazarati  flet shqip dhe të vetmen festë që festojnë është ajo e Baba Zenelit.  Lazaratasit jo vetëm janë patriotë, por dhe luftëtarë të pushkës. Kanë qenë aleatë të Ali Pashë Tepelenës dhe kanë luftuar për mbrojtjen e Janinës nga turqit. Shkolla e parë shqipe në Lazarat u hap në 1908. Gjithashtu luftuan përkrah partizanëve gjatë luftës nacional çlirimtare, ku 6 partizanë ranë dëshmore dhe emrat e tyre janë dhe në një lapidar në zemër të fshatit. Një prej tyre dhe Muhamet Gjollesha, emrin e te cilit e mban një rrugë e rëndësishme në Tiranë.  Pas çlirimit, Lazarati u shtua, shtëpitë u dyfishuan dhe njerezit jetonin me punë të ndershme.

Lind pyetja me se jetonte ky fshat i madh, para se një histori droge të përmbyste imazhin e tij? Në fakt Lazaratasit janë të gjithë në një mendje nëse i pyet, se ata u përdorën si fshat dhe si popull. Më saktë u këqpërdorën. Fshati u përzgjodh nga një grup i fuqishëm, diku lart, për t’u mbjellë me plantacione, dhe fitimet e mëdha merreshin po nga ata që e përzgjodhën. Banorët thjesht u përshtatën. Ata nuk ishin aq të pasur sa të investonin vetë në këto plantacione, pasi ishin procese marramëndese që kërkonin para, infrastrukturë dhe dije te caktuara: mbjellje, korrje, tharje, paketim, ambalazhim, 5 laboratorë, magazina gjigande etj etj. Lazaratasit nuk mund të ishin truri, thjesht u punësuan, dhe përfitimet e tyre ishin minimale në krahasim me milionat që siguronte ky lloj biznesi, paratë e të cilit nuk dihej ku shkonin. Por faji i gjithë kësaj historie mbeti jetim. Sot fajtorë konsiderohen lazaratasit. Ata po vuajnë dhe pasojat. Një imazh të keq. Dhe pse i përfshirë në 100 fshatrat, asnjë investim për Lazaratin, asnjë festë, asnjë shenjë e turizmit. Turistët e vetëm janë të huajt që kanë lexuar historinë e përplasjes famëkeqe me policinë pak vite më parë, dhe vijnë e pyesin ku janë plantacionet. Por nuk gjejnë asgjë të tillë.  Fshati vuan dhe problemin e ujit të pijshem. Shtëpitë karakteristike të vjetra në majë të fshatit janë braktisur. Njerëzit kanë zbritur poshtë për të qenë më pranë mundësisë për furnizim me uje. Pjesa më e madhe kanë ikur. Ata që kanë mbetur merren me blegtori dhe bimë medicinale. Një kërkesë kanë: duan të ngrenë një pikë grumbullimi për bimët medicinale që fshati të mbahet me këtë alternativë. Por nuk kanë as kapacitetet për të aplikuar për fonde të AZHBR apo financime të tjera. Shteti ende s’ka mbëritur. Janë të zhgënjyer nga politika dhe nga media, vecanërisht nga kjo e fundit. Ata thonë se media jo vetëm nuk tha kurrë të vërtetën për historinë e drogës, por ka sajuar dhe e ka margjinalizuar këtë fshat dhe banorët e tij duke i quajtur ‘kriminelë’. Media duhet të shkojë dhe të rifitojë besimin e tyre, të shkruajë për hallet e tyre. Media duhet të jetë aleate e qytetarëve.. Lazarati po pret i dëshpëruar për vëmendje. E megjithatë, bukuritë e natyrës janë aty, në pritje për t’u eksploruar.

Çfarë të shohësh në Lazarat si turist:

  • Ura e Kordhocës, Monument kulturor i Kategorise së parë, qe lidhte Gjirokastren me Janinen.
  • Gryka e Sopotit dhe Ujëvara e Sopotit
  • Rrënojat e qytezës së vjetër të Sopotit
  • Shtëpia kullë 400 vjeçare në Sopot
  • Shtëpitë e vjetra me gurë në lagjen e sipërme, qendra e fshatit..

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Jul 18, 2019