Shije Shqipërie- Një raki në ditë e mban mjekun larg

Në tetor 2019, Irisi, një adhuruese e kalërimit, pjesë e ekipit të organizatës Equus udhëtoi në një tur një javor në malet rreth Gjirokastrës me Caravan Horse Riding Albania. Përshtypjet e saj janë shumë të sinqerta për atë se çfarë e veçon Shqipërinë nga gjithë pjesa tjetër e botës. Në fund të përshtypjeve ajo thotë: Jam me fat që kam qenë në disa udhëtime të tilla, dhe secili ishte i veçantë dhe unik në mënyrën e vet. Por ky udhëtim në Shqipëri ofron diçka që asnjë tjetër nuk mund të na i japë: një përvojë të vërtetë njerëzore, kulturore dhe historike. Ndjekim këndvështrimin e saj në këtë artikull të titulluar “Shije Shqipërie”.

 

Një raki e mban mjekun larg

” Një raki në ditë e mban mjekun larg “. Kjo përshtatje e një thënie të vjetër popullore, vjen nga Aureli, një nga guidat e kalërimit në malet e Shqipërisë. Në fakt për atë funksionon kjo shprehje. Me pikat e fundit të rakisë ai fërkon duart duke larguar alkolin tutje, por duke lënë aromën e tij. Një zakon që ia ka mësuar i ati kur bënin rakinë. Në Shqipërinë rurale, pothuajse çdo familje bën rakinë e vet – diçka për të cilën ata janë shumë krenarë. Rakia na ofrohet disa herë gjatë gjithë ditës: kur kthehesh nga udhëtimi, në mbrëmje pas darkës dhe madje edhe në mëngjes. Gjatë javës ne mësuam për historitë e familjeve mikpritëse, për rakinë dhe gjithçka tjetër.

Shija e parë- Gjirokastra

Historia jonë fillon në Gjirokastër . Ky qytet i vogël mesjetar i vendosur në jug të Shqipërisë (afërsisht 4-orë nga aeroporti i vetëm i vendit) është  një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s . Ajo është e ndërtuar në shpatin e një mali, ku mbizotërohet nga një kala gjigande. Kalaja është e hapur për vizitorët dhe ia vlen të vizitohet. Pas një rrugëtimi të gjatë me makine nga Tirana, unë dhe shoku im u kënaqem duke ç’mpirë këmbët ndërsa eksploronim rrugët e vogla të dredha-dredha të qytetit dhe pazarin, duke ndjerë atmosferën e gjallë lokale. Hoteli ynë ishte pak larg, në pjesën më moderne të qytetit. Aty takuam grupin tonë me të cilin do udhëtonim gjatë javës. Ishim shtatë vetë – një numër i mbarë – që vinim nga e gjithë bota. Darka na dha shijen e parë të kuzhinës lokale: na sollën disa pjata me ushqime të përbashkëta, mish dhe shumë perime, verë e mirë lokale, dhe natyrisht … raki. Të gjitha të shijshme, dhe në më shumë sasi e bollshme. Darka ishte mundësia për t’u njohur, dhe për të takuar udhërrëfyesit tanë dhe pronarët e fermes së kuajve që  është një nga dy qendrat e vetme të kalërimeve në vend.

Kristina, Iliri dhe Aureli, janë mikëpritësit e hirshëm, që na argëtuan me histori për kuajt e tyre dhe na treguan më shumë rreth asaj që do të ishte kartolina për javën në vazhdim. Kristina na pyeti me hollësi rreth preferencave tona të kalërimit përpara se të na thoshte emrin e kalit tonë. Emrat janë një çështje e rëndësishme: Mëzat nuk emërtohen menjëherë pasi të lindin. Ekipi i lë që ata të shfaqin personalitetin para se t’u vënë një emër. Mua më dhanë Hektorin se është i guximshëm si një hero grek. Kristina tha se ai është kal shumë serioz. Isha pak në mëdyshje nga kjo, por më takonte mua ta zbuloja …

Nis aventura e kalërimit

Qielli ishte blu kur mbërritëm te stalla mëngjesin tjetër. Parashikimi për javën ishte i shkëlqyeshëm. Nuk do të kishte shi fare dhe temperaturat do të ishin 25 ° C. Nuk mund ta besonim sa me fat që ishim, pasi fundi i tetorit është zakonisht me shi dhe shumë më i ftohtë. Një ogur tjetër i mirë.

Kuajt janë rreshtuar dhe duke na pritur, nën syrin vigjilent të veterinerit të stallës. Unë takoj kalin tim serioz – ai më shikon dhe ma toleron një përkëdhelje. Olti, udhërrëfyesi ynë rezervë , më ndihmon të bëj kontrollet e fundit para nisjes. Dhe ashtu, nisemi në një aventurë.

Kristina vendos rritmin për javën. Ajo ka tre shpejtësi: ngadalë në ngjitje, shpejt kudo tjetër, dhe shumë shpejt sa herë që mundet – dhe ndonjëherë kur duket e pamundur. Kjo ishte përshtypja jonë e parë si kalorësa evropianë dhe nga Amerika e Veriut: pyetja që ngrinim ishte: a do të kalëronim vërtet nëpër atë rrugë të pjerrët, të ngushtë, me gurë ?! Po aty- ishte pergjigjia. Dhe merreni me mend, që gjithcka shkonte mirë. Kali im nuk i ngjante asnjë kali që kam hipur më parë. Ai është i shpejtë dhe energjik. Por mbi të gjitha, nuk besoj se do të mund të hipi mbi një kalë kaq të sigurt në rrugetimin e vet. Ai e gjente vete rrugën e tij nëpër shtigjet më të vështira, me lehtësinë më të madhe. Gurët e medhenj, shtigjet dhe plasaritjet në rrugë nuk e shqetësonin fare. Shumë shpejt e kuptova se gjithë kuajt e grupit tonë ishin njësoj. Ata janë të gjithë nga një racë lokale, e cila ishte duke u zhdukur ngadalë, para se ekipi të niste një program konservimi. Ata janë të vegjël dhe të fortë: na thanë se është një kryqëzim midis Tarpanëve dhe Arabëve, të sjellë nga osmanët. Pas një jave kacavirrjesh lart e poshtë maleve, do të vija bast që kishte dicka të egër tek ata gjithashtu. Ketu i kryqëzojnë kuajt, dhe ja pse mosha e tyre është e re. Hektori ishte vetëm pesë vjeç, por i patrembur dhe e do punën e tij. Ndonjëherë entuziazmi i tij shkon pak lart dhe nuk pajtoheshim për disa gjëra. Por emri i tij e përcakton si të guximshëm dhe luftëtar, në fund të fundit – ai është më i lumtur sepse drejton garën –  unë munda t’i besoj për të më çuar me siguri nëpër male, mbi lumenj dhe në lugina të thella. Pas vetëm pas një dite, e kuptova çfarë quajte Kristina ‘kal serioz’.

Në gjurmët e vjetra të karvanëve

Të gjithë kuajt kishin patkonj përpara dhe mbrapa të vendosur në një mënyrë që nuk kam parë kurrë më parë: një pjesë e sheshtë e lakuar në thembra që mbahej nga tre gozhdë në secilen anë. Ishte e pazakontë, por zgjidhje e shkëlqyer për të mbajtur gurët larg. Këto këpucë speciale rezultuan mjaft të dobishme. Shumica e shtigjeve na cuan në rrugët e lashta të ndërtuara nga Ali Pasha,  që karvanët e tregtarëve osmanë i perdornin per të transportuar produktet e tyre nga fshati në fshat. Nën thundrat e  kuajve tanë, ne dallonim rrugët e vjetra dhe gurët e mëdhenj të shtigjeve të dikurshme. Një mënyrë mbresëlënëse e ndërtimeve,  që për fat te keq ka mbetur e degraduar për shkak të mungesës së fondeve konservuese. E njëjta gjë po ndodh ketu me kishat bizantine dhe të krishtera Paleo Kristiane, qe ne kemi parë gjatë javës. Edhe pse disa përpjekje janë bërë nga vendasit për të ruajtur këtë trashëgimi mahnitëse, ka më shumë për të bërë – shpresojmë përpara se të jetë vonë, dhe para se lumenjte ti perfshijnë fare. Përjashtim te dukshëm bente një urë mbresëlënëse që qëndron krenare mbi lumin Zagoria, një strukturë e vecantë që ne e kapërcyem mbi kalë, duke u munduar t’i mbajmë kuajt tanë drejt në mes të saj (pasi parapetët ishin shumë të dobët). Një shembull tjetër është kisha në fshatin Labovë, të cilën e vizituam me guidën tonë ndërsa kuajt shijuan një pushim.

Këto rrugë të vjetra të karvanëve të dikurshëm janë bërë mes shkëmbinjve malorë. Por kuajt duket se nuk e kanë problem, pasi ata e njohin shtegun, se kjo është shtëpia e tyre. Kristina na thotë se mund t’i besoni një kali në mjedisin e tij, dhe ata dëshmuan disa herë se mund t’u besonim. Disa nga këto ngjitje dhe zbritje janë marramendëse dhe na duhej të ruanim kokën nga lartësitë, veçanërisht në fund të javës. Pamjet, megjithatë, ia vlenin, dhe ne i fiksuam të gjitha pasi kuajt bënë një pushim të merituar.

Çdo mëngjes, një nga ne ngrihej dhe kontrollte kuajt, i ushqente. Në fakt jemi përgjegjës për kuajt dhe natën. Është një aventurë, dhe jo një pushim relaksues. Në mbrëmje, u japim tërshërë dhe ujë. Në orën 8:30 jemi zakonisht në kalë, gati për rreth 4-6 orë udhëtim. Drekat janë piknik i thjeshtë, me gjëra të paketuara që i kemi marrë me vete. Është e thjeshtë, por efektive pas një mëngjesi të bollshëm para hipjes: vezë, domate, byrek ( të mbushura normalisht me spinaq dhe djathë), ullinj, bukë dhe djath feta. Ne hamë të ulur në tokë pranë një lumi, në tavolina të sajuara prej guri, ose në karriget e një mulliri të vjetër, apo afër një stani. Një ditë një bari, na dha kos të freskët, djath dhe gjalpë. Gjatë javes kur ishim afër një vendi te banuar, ndaluam për një kafe dhe shijuam një gatim të zonës me patallëxhanë, domate dhe qepe. Thjesht e shijshme.

Jeta në Shqipëri

Mbrëmjet  i kalonim në shtëpitë e banorëve lokalë. Ata na mirëpitën në shtëpitë e tyre me krahë të hapur dhe ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer tre herë grupin tonë. Oh, a e përmenda rakinë …? Ka edhe verë të bërë në shtëpi, me cilësi të përzier, por gjithnjë me sasi të bollshme. Nikoqirët tanë nuk flasin shumë anglisht. Disa prej tyre, fare. Por ne mësuam se kjo nuk kishte fare rëndësi, për aq kohë sa mund të zotërosh bazat. Një nga fjalët që mësuam ishte ” Gëzuar”. Një fjalë e thjeshtë që e përdorëm shumë shpesh… Dhe me një gjuhë të vogël shenjash, pak frëngjisht, pak rusisht dhe pak italisht, dhe me disa albume fotografish të vjetra, ne i bashkonim gjithë pjesët e historisë në një të tërë. Historitë e tyre nuk janë gjithmonë të gëzuara. Shqipëria ishte një vend diktatorial dhe një shtet komunist deri në shpërbërjen e BRSS në 1991. Në shumë mënyra, vendi ende mban plagët e asaj kohe. Ju e shihni këtë histori në bunkerët e vjetër të ndërtuar për t’u përballur me “armikun imagjinar”, dhe që në fund të fundit nuk u përdorën kurrë. Shihni atë në mungesë të infrastrukturës dhe paga tejet të ulta. E shihni në buzëqeshjet dhe ngrohtësinë e sinqertë të njerëzve, të cilët nuk duan asgjë më shumë sesa të ndajnë një pjesë të jetës dhe pozitivitetit të tyre me ju. Ndenjëm me njerëz, historitë e të cilëve na prekën me të vërtetë. Qoftë duke mësuar vallet tradicionale përpara një shkolle të braktisur në një fshat ku nuk ka më fëmijë, apo duke pirë një filxhan çaj duke parë fotografitë e vjetra të familjeve apo duke mësuar për sakrificat që një i ri bëri për të qenë me gruan që ai e donte, ne ngulitëm disa kujtime që do të qëndrojnë me ne për një kohë të gjatë, përtej eksperiencës së kalërimit.  Ata bëjnë një jetë të thjeshtë, veçanërisht në zonat më të largëta, ku fshatrat nuk janë asgjë më shumë se disa shtëpi të bashkuara. Nuk mund t’i ndihmonim, por mendojmë se ishte një leksion që duhet ta mësonim diku.

Jam mjaft me fat të them se kam qenë në disa udhëtime të tilla, dhe secila ishte e veçantë dhe unike në mënyrën e vet. Por ky udhëtim ofron diçka që asnjë tjetër nuk mund të na i japë: një përvojë të vërtetë njerëzore, kulturore dhe historike.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Dec 12, 2019

Skip to toolbar