Kalaja e Gjirokastrës

Rruga Elvia Celebi, Gjirokaster, Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

Kalaja e Gjirokastrës

Kalaja e Gjirokastres është një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Si një anije e madhe prej guri, ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra. Ajo ndodhet në kodër nga ku shihet gjithë qyteti, si për të dëshmuar historinë e gjithë rajonit në shekuj. Data e ndërtimit të këtij fortifikimi është ende e paqartë. Nëse muret e Kalasë së Gjirokastrës do të flisnin, ata do të tregonin shumë histori për civilizimet e ndryshme dhe legjendat që kanë jetuar këtu prej shekujsh.

Zbulimet arkeologjike në zonën e kështjellës, tregojnë se ky vend është jetuar që nga shekulli i IV-V. Sipas historianëve muret e parë të këtij fortifikimi mund të jenë ndërtuar pas rënies së Hadrianopolisit. Por muret e para të qytezës u ndërtuan në shekullin e 12-13. Kalaja u ndërtua fillimisht si një pronë tipike feudale të kohës, nga familje të pasura, që donin të ishin të sigurta dhe të mbroheshin nga luftrat e ndryshme. Më vonë ajo u kthye në një qendër të banuar për shumë familje të tjera.

Historia e emrit

Për herë të parë emri Gjirokastër u përmend në një doument të vitit 1336 nga J. Kantakuzeni (History of Albania 1959). Ai shkruante për një revoltë të popullit arbëresh kundër perandorisë bizantine në një qytet të quajtur Argyrokastron. Në 1419 kalaja dhe qyteti u pushtuan nga perandoria otomane. Ajo që ne shohim sot nga kështjela daton në shek e 19. Emri Argjiro është i lidhur me legjendën e një princeshe që u hodh nga kështjella me fëmijën e vogël për t’u shpëtuar otomanëve.
Gjatë perandorisë osmane kalaja u shërbente ushtarëve si vend strehimi. Por në periudhën e Ali Pashë Tepelenës kalaja u rindërtua dhe u zgjerua në madhësinë që është sot. Puna u drejtua nga një nga mjeshtrat e njohur të kohës, Petro Korcari. Gjatë kësaj kohe u ndërtuan 7 kulla, disa nga ato 30 metra të larta. Puna dhe materialet u përdorën ishin të një cilësie shumë të lartë. Ja përse kështjella reziston ende sot në një gjendje shumë të mirë. Gjatë komunizmit, kështjella mbeti në hije, pasi u përdor si burg. Por më vonë burgu u bë pjesë e Muzeut të kalasë për të treguar historinë e gjithë periudhave të Kalasë dhe mjediseve të saj.

[showhide type=”link” more_text=”SHOW MORE” less_text=”SHOW LESS”]

Çfarë të shohësh

Brenda Kalasë përvec mureve të lartë, Kullës së Sahatit, Skenës së Festivalit, ju mund të shihni dhe Muzeun e Kalasë, që përfshin një koleksion armësh gjatë LI botërore dhe LII, si dhe historinë e periudhave të ndryshme të kësaj Kalaje. Aty ndodhet dhe një avion amerikan i cili ka një histori interesante. Disa thonë se avioni u rrëzua nga forcat shqiptare gjatë Luftës së Ftohtë (1957). Të tjerë thonë se avioni ishte një avion spiun amerikan që u detyrua të ulej në Aeroportin e Rinasit gjatë shtatorit 1957, sigurisht pasi pati probleme teknike, ndërsa piloti thuhet se u kthye në SHBA.

Avioni u vendos në Muzeun e Armëve në Gjirokastër dhe u konsiderua për një kohë të gjatë me emërtimin avion spiun. Kalaja e Gjirokastres është një nga atraksionet më të bukura për tu vizituar nga cdo turist që mbërrin në qytetin e gurtë, i cili gëzon statusin e mbrojtur si pasuri e UNESCO. Pamja nga Kalaja e Gjirokastres është magjepsëse.

Çmimi i hyrjes:

Në Kala hyrja kushton 400 leke ose 4 euro

Per grupe çmimi është 300 leke

 

Harta e Kalaja e Gjirokastrës

Skip to toolbar