Qafa e pazarit të Gjirokastrës

Rruga Alqi Kondi, Gjirokaster, Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Qafa e Pazarit

Qafa e Pazarit te Gjirokastres, përbën qendrën e këtij qytetit të vjetër. Historia e Pazarit daton në shek e 17. Në fakt nuk ka mbetur shumë nga ajo periudhë. Burimet thonë se një zjarr shkatërrues preku pazarin e vjetër në çerekun e 3-të të shekullit të XIX. Pas kësaj pazari u rindërtua tërësisht. Ja përse ndërtesat e pazarit kanë të njëjtën arkitekturë, disa janë 2 – 3 katëshe, por identike nga struktura dhe të gjitha në një linjë.

Kati i parë është vendi ku artizanët punonin gjatë gjithë ditës, ndërsa kati i dytë u përdor për qëllime të ndryshme nga secili prej artizanëve. Disa dyqane kanë derë të pasme, që përdorej vetëm nga pronari. Një trotuar i ngushtë për njerëzit u ndërtua në të njëjtën periudhë, çka e bën këtë Pazar të veçantë nga gjithë të ngjashmit e kohës.

Arkitektura e pazarit ka dicka të ngjashme me pazarin e Korçës, për të cilin historianët thonë se u ndërtua në të njëjtën periudhë (1879) dhe të dy u rindërtuan pas zjarrit. Diferenca është se pazari i Gjirokastrës, iu përshtat një terreni shumë të thepisur dhe këtu qëndron dhe bukuria e këtij pazari. Ajo që ne kemi sot është e ruajtur në mënyrën më të mirë të mundshme. Forma radiale është shumë interesante nëse e shihni nga lart, që e lidh atë me shumë rrugë në qytetin e vjetër.

Tashmë pazari është vendi i artizanëve, i dyqaneve, bujtinave dhe restoranteve. Pazari është restauruar dhe riorganizuar, gjithsesi aty ende punojnë artizanë si në kohën e dikurshme, duke u përpjekur t’ia kalojnë mjeshtrinë e tyre brezave të rinj. Askush nuk mund të largohet pa blerë një suvenir nga artizanët e Gjirokastrës, për ta marrë si dhuratë nga qyteti i gurtë.

Harta e Qafa e pazarit të Gjirokastrës

Skip to toolbar