Bashkia e Dropullit ndodhet në rajonin e Gjirokastrës përgjatë autostradës Gjirokastër-Kakavijë dhe ka disa fshatra secili me bukuri, natyrë dhe histori të vecantë.

  • 1km larg autostradës shtrihet fshati i Dervicanit, në qendër të të cilit gjendet kisha e Shën Anës, e cila është restauruar ne shek XVII-të. Shtëpitë e fshatit janë të ndërtuara kryesisht me gurë. Një rëndësi të vecantë ka shtëpia e Zahar Sterios e ndërtuar në shek XVII-të, e cila ka një stil të njëjtë të atyre tw famshme në Gjirokastër.
  • 2km pas fshatit të Dervicanit gjendet një tjetër fshatë, Goranxi dhe kisha e Shën Marisë së Ravenës e shek. XVII. Një atraksion natyror magjepsës që gjendet në këtë fshat është Gryka e Goranxit në veri të tij. Zbulimet arkeologjike në Goranx datojnë që nga periudha e Paleolitit (25 000 – 7000 vite p.k)
  • Përgjatë rrugës gjendet një tjetër fshat i quajtur Sofratika, i cili është i ndërtuar mbi rrënojat e qytetit të vjetër romak Adrianpoli (e njohur ndryshe si Hadrianopolis), të ndërtuar në shek.II p.k. Nga historia, perandori Adrian urdhëroi ndërtimin e Adrianopolit me qëllim që të mund të bashkonte aty të gjitha komuinitetet e luginës së Drinosit, të cilës që pas shkatërrimit të qytetit të famshëm Antigonea, i mungonte një qendër kryesore. Adrianopoli ishte një qytet i banuar deri në vitin deri në shek.VI.
Skip to toolbar