Libohova shtrihet mes luginës së Zagorisë dhe Pogonit të njohura për bukuritë e tyre natyrore dhe ujrat e ftohte e të kristaltë. Qyteti i Libohovës dhe Zagoria janë destinacioni ideal për të gjithë ata që janë të interesuar në histori, legjenda apo objekte kulti, për ata që e duan natyrën dhe dëshirojnë të shijojnë gatime të ndryshme.

Kalaja e Libohovës

Kalaja e Libohovës ndodhen në lindje të qytetit dhe është ndërtuar gjatë shek. XVII mbi rrënojat e fortifikimit të shek.VI. Kalaja ishte dhurata që Ali Pashë Tepelena  i bëri motrës së tij me rastin e martesës. Kalaja ka një planimetri pothuasje katrore me përmasat 70x80m. Kalaja mbrohet nga tre kulla poligonale në tre qoshet e saj dhe në qoshen e katërt një bastion me formë të crregulltë gjeometrike si dhe murin rrethuas të saj.

Kisha e Kryqit në Labovë

Kisha e Kryqit është një ndër monumentet më të vjëtra në Shqipëri. Kjo kishë ka  mbajtur relike të shenjta, njëra prej tyre mendohet të  ketë qënë pjesë e kryëit me të cilin është kryqëzuar Krishti. Lexoni historinë  e plotë këtu.

Fortesa e Labovës së Kryqit

Fortesa e Labovës së Kryqit ëshët e ndërtuar mbi një shkëmb massiv të shkëputur nag mali i Buretos dhe ndodhet në afërsi të fshatit të Labovës së Kryqit. Gjatësia mesatare e murit është rreth 160m . Në anë jugore fortesa ka një kullë në formën e trapezit, ndërsa në anën perëndimore ka një të përforcuar nga një kullë në formë gjysëm rrethi. Mendohet që ndërtimi i saj të jetë filluar në shek.V p.k.

Kulla e Sahatit

Kulla e Sahatit u ndërtua nga Bejlerët e Libohovë në fund të shek.XVII. Është shpallur Monument Kulture i Kaegorisë së Parë në vitin 2016.

Rrapi i Libohovës

Rrapi 500-vjecarë  është shpallur Monument Natyror i Kategorisë së Parë. I papërsëritshëm në llojin e vetë, ofron freski dhë natyrëpër të gjithë turistët vendas dhe të huaj.

Kalaja e Melanit

Kështjella e Melanit gjendet në fshatin e Nepravishtës afër teqesë së Melanit. Kështjella ësëht ndërtuar në shek IV-III p.k. Shtrihet në në syprinën e nje pllaje trekëndëshe me kulmin e orientuar drejt lindjes.  Në very e në jug , anët e saj bien thikë mbi dy platform ndërmjetëse, ndërsa në perëndim ulen në drejtim të fushës me rënie thuajse vertikale. Muret rrethuese paraqiten me dy stile, i pari polygonal ndërsa tjetri drejtkëndor më sipërfaqe të rrafshëta.

Kalaja e Libohovës

Rrapi i Libohovës

Kalaja e Melanit

Sarajet e Mufit Bej Libohovës

Kompleksi I gurtë i njohur ndryshë si sarajet e Myfit bej Libohovës u ndërtua në fund të shek.XIX si rezidencë për familjen e madhe dhe të shquar të bejlerëve të Libohovës. Është shpallur si monument Kulture I Kategorisë së Parë.

Porta e Isufatit

Porta e Isufatit ëshët ndërtuar në vitin 1830  ma harqe guri të zi . Kjo portë mbartë vlera të larta monumentale dhe arkitektonike të dukshme në 7 basorelievë të gdhëndura mjeshtërisht në harkun e portës dhe 2 basorelievë të tjerë ndodhen në dy krahët e saj.

Varret Pagane

Varret Pagane, janë të gdhendura në shkëmb dhe i përkasin shek (IV-II) p.k. Këto dy sarkofage janë prova që qyteti ka qënë I banuar 2400 vite më parë.

Varret e Bejlerëve të Libohovës

Bejtë e Libohovës të rëndësishme në qytet deri në fund të shek XVII. Varret e tyre ashtu si dhe varri i Shanishës njihen si monumente historike. Kalaja e Labovës dhe varret janë të ndërlidhura dhe formojne një kompleks të rëndësishëm monumental.

Zagoria – Park Natyral Rajonal

Zagoria , Park Natyral Rajonal ofron një mjedisë të përshtatshëm për aventura malore si kalërimi, kamping dhe alpinizëm. Ndodhet mes vargmaleve të Shendelli –Lunxheri-Bureto dhe Trebeshina-Dhëmbel-Nemercke, të cilën janë ndër malet më të lartë në jug të vendit. Një hijeshi marramendëse që nga malet e lartë,shkëmbinjtë të ashpër e të thepisur, oaze të gjelbërta me, të cilat së bashku me vlerat shpirtërore të zonës e bëjnë Zagorian një destinacion tërheqës për shijet dhe passionet e gjithësecilit.

Shkëmbi i Zhej-it

Shkëmbi ndodhet në larëtsiën 1300m mbi nivelin e detit, në afërsi të fshatit të Zhejit. Është 200m i gjatë, 100m i gjerë dhe 500m i lartë. N ë shpatet  e thepisura të tij kanë folenë pëllumbat , skifterat dhe shqiponjat.

Ura e Nivanit

Ura e Nivatit është ndërtuar mbi lumin e Zagorit në shek XVIII, në një nga rrugët historike midis Gjirokastrës dhe Përmetit. Ura ka dy harqe, më i larti prej tyre ndodhet mbi lumin ndërsa harku tjetër më i vogël në një nga këmbëzat e urës.  

Varri i Shanisës

Mali i Buretos në Libohovë

Varret e Bejlerëve të Libohovës

Kisha e Hoshtevës

Kisha e Hoshtovës ëshët ndërtuar në periudhën e mesjetës. Afreske e pikturuara në ambjentet e kishës  në vitet 1830- 1840 kanë vlera të vecanta dhe ajnë unike në të gjitëh zonën.Kisha është shpallur Monument Kulturor I kategorisë së parë në vitin 1977.

Fusha e Cajupit

Fusha e Cajupit ndodhet në lartësinë 1050m mbi nivelin e dëtit. Burimet anës saj janë të njohur për pastërtinë, ftohtësinë vlerat curative.

Bredhi i Zhejit

Bredhi i Zhejit shtrihet 500-1900m mbi nivelin e detit përtej fushës së Cajupit. Pylli përvec bredhit përfaqesohet edhe nga shkoza, dëllinja, mëllëza, bliri i kuq etj. Bredhi i Zhejit është relativisht i ruajtur mirë dhë ka një rol të rëndësishëm në biodiversitetin e Shqipërisë Jugore.

Ujëvara e Doshnicës

Ujëvara e Doshnicës ndodhët në fshatin me të njëjtin emër dhe është një atraksion turistik i rëndësishëm në Parkun Natyral Rajonal Zagorie.

Gurra e Nivanit

Përbën një burim karstik me ujë të pastër dhe shumë të ftohtë dhe  ndodhet 950m mbi nivelin e detit.

Skip to toolbar