Kalaja e Libohovës

Libohova, Gjirokaster
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-img

Kalaja e Libohovës është një nga shumë fortifikimet e ndërtuara nga Ali Pashë Tepelena në fund të shek. XVIII. Ajo është vendosur në një pikë dominuese mbi qytetin e sotshëm. Ka formë thuajse katërkëndore, me përmasa rreth 50 m x 70 m dhe me kulla në këndet e saj. Pashai e ndërtoi këtë fortesë për motrën e tij Shanisha. Brenda kalasë, që sot është e zbrazët, ndodhej rezidenca feudale.

Sot sipërfaqja e brendshme e fortesës është bosh.

Në qytetin e Libohovës, pranë xhamisë ndodhet edhe varreza osmane në të cilën është edhe varri i motrës së pashait.

Bejlerët e Libohovës ndërtuan sarajin e tyre në qendër të qytetit. ajo është ende sot ndërtesa më impozante e dhe më interesante e qytetit. Aty pranë është edhe Rrapi i Libohovës, monument natyror i rëndësishëm dhe simbolik për qytetin.

Skip to toolbar