Malëshova, fshati me pamje spektakolare

Maleshove, Kelcyre, Gjirokaster
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Fshati Malëshovë është pjesë e Njësisë administrative Këlcyrë, e Bashkisë Këlcyrë në Qarkun e Gjirokastrës. Ndodhet 70 km larg qëndrës së Qarkut të Gjirokastrës. Në zone gjenden shumë burime natyrore, gjeologjike, kanione, male, liqene, ujëvara, shpella, formacione shkëmbore, fosile, parqe kombëtare, monumente natyre dhe shumë specie të florës e faunës. Gjithashtu gjenden edhe monumente të trashëgimisë kulturore, perfshi ura te vjetra. Nga fshati duket madhështia e Grykës së Këlcyrës, dhe lugina e Vjosës. Mali dhe pllajat e Dhëmbelit aty pranë ofrojnë shumë larmi ngjyrash, flora dhe fauna janë shumë të pasura.
Popullsia lokale shquhet për gatimin e ushqimeve tradicionale lokale, degustimin e pijeve, vrojtimin e kafshëve, shpendëve dhe zogjve. Aty zhvillohen dhe praktika tradicionale të fermerëve, si në bujqësi, blegtori, agropërpunim, mbledhje bimësh mjekësore, kërpudhash dhe fruta të egra. Shumë sporte turistike mund të ushtrohen në zonën e Malëshovës, si të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomar, ngjitje në shkëmb, ngjitje ose zbritje me litarë, ecje, çiklizëm malor, ski, kajak, rafting, kalime në kanione etj. Prodhimet dhe produktet tipike lokale më të shpeshta jane suveniret, frutat e konservuara, bimët aromatike, ato mjekësore, pijet alkoolike e joalkoolike, produkte të tjera të përpunuara, ato të certifikuara bio etj. Aty mund të vizitoni fshatrat e zonës së Këlcyrës si Piskovë, Vithkuq, Topojan, Sukë etj.

Skip to toolbar