Nokovë, fshati me dy kisha

Lunxheri, Gjirokaster
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

Nokova së bashku me fshatin ngjitur, Mingulin, ndodhen në pjesën më veriore të Lunxhërisë. Fshati ka një qendër të këndshme, relaksuese dhe mikpritëse.
Kisha e Shën Gjergjit
Në qendër është edhe kisha e Shën Gjergjit, kisha më e rëndësishme e fshatit. Kjo është një kishë jo e madhe e tipit bazilikë me tre nefe (three aisled church) dhe i përket fundit të shek. XVIII. Kisha ka një absidë shumëfaqëshe me pilastra të holla dhe harqe mbi to, që i japin saj një pamje elegante. Në pjesën veriore ka hajatin dhe një kambanare të këndshme.
Në brendësi afresket ruhen në gjendje shumë të mirë, ashtu sikurse ikonostasi prej druri të gdhendur dhe pajisje të tjera të kishës.
Kisha e Shën Ilisë
Pas një ecjeje të lehtë në një shteg të bukur arrihet në kodrën mbi fshat në të cilën ndodhet kisha e dytë e fshatit, ajo e Shën Ilisë. Si edhe në vendbanime të tjera, kisha e dedikuar Profetit Ilia ndodhet në pjesën më të lartë të fshatit. Kisha është e vogël por e restauruar dhe e mbajtur mirë. Brenda saj ruhen pjesë të mëdha të afreskeve që lejojnë të kuptohet bukuria e saj e dikurshme. Afresket janë vepër e piktorëve qestoratas Vasil dhe Joan. Ajo është njënefëshe dhe ka një hajat në perëndim nga i cili pamja mbi fshat dhe fushën poshtë tij është mbresëlënëse.

Skip to toolbar