Kisha e Shën Mërisë në Vllaho-Goranxi

Vllaho Goranxi, Gjirokastër
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )

Kisha ndodhet në brendësi të fshatit, fare pranë Bregut të Melanit.
Ajo është një bazilikë e vogël me kupolë e shekullit XVII. Është e famshme kryesisht për pikturat e Onufër qipriotit, realizuar në vitin 1622. Punët e fundit restauruese në të (të viteve 2001-2002) kanë nxjerrë në pah edhe rrënoja më të vjetra pranë murit verior të saj që duhet t’i takojnë një kishe më të hershme.
Edhe në muret e jashtme të kishës dhe në brendësi të saj mund të shihen një numër i madh elementësh arkitektonikë të ripërdorur të cilët ia shtojnë bukurinë dhe e bëjnë më intrigues këtë monument. Një pjesë e madhe prej tyre i përkasin një kishe paleokristiane (shek. V-VI). Nuk është e qartë nëse ato janë gjetur aty nga ndërtuesit apo janë sjellë nga një vend tjetër, ndoshta nga Melani pranë.

Skip to toolbar