Kisha e Shën Kollit në Saraqinisht

Saraqinisht, Gjirokaster
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-img

Kisha e Shën Kollit në Saraqinisht ndodhet në periferi të fshatit në një pikë që sheh mjaft mirë qytetin antik të Antigonesë. Kisha është një nga ndërtimet pasbizantine më të rëndësishme në zonë për arkitekturën dhe afresket e saj.
E ndërtuar në vitin 1630, kisha është e tipit kryq me kupolë. Ajo ka një zhvillim gjatësor dhe ka një narteks të shtuar nw një fazë të dytë që është shumë i dukshëm nga jashtë. Të gjitha çatitë janë mbuluar me rrasat e gurit tipike të zonës. Tamburi i kupolës është shumë i zhvilluar në lartësi dhe i jep mjaft elegancë ndërtimit megjithëse teknika e mureve me gurë ranorë është e thjeshtë.
Kisha shërben si kishë varreze për fshatin. Në ndërtim janë përdorur edhe kolona antike guri të marra nga Antigonea. Këto mund të vërehen në hajat, ndërsa një e tillë e plotë ndodhet në oborr.
Në hajat është ripërdorur një kolonë antike. Një tjetër kolonë e plotë dhe ndonjë fragment ruhen edhe në oborr. Mundet që këto kolona të kenë ardhur nga Antigonea aty pranë.
Piktura është e Mihal Linotopit, të birit Konstandin dhe nxënësit Nikolla, e realizuar në vitin 1630 ose 1631. Gjithashtu edhe hajati është i pikturuar nga Onufër Qiprioti në 1622, i cili ka realizuar edhe ikonat dhe ikonostasin.

Skip to toolbar