Kisha e Shën Mëhillit në Mingul

Mingul, Gjirokaster
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

Në qendër të fshatit Mingul ndodhet kisha e Shën Mëhillit. Kjo është një bazilikë me tre nefe e mbuluar me kupola. Narteksi është gjithashtu i mbuluar me kupola, një portik dhe ambiente të tjera në perëndim. Kjo kishë e shek. XVIII është modeste në arkitekturën e saj por megjithatë shërben si bërthamë rreth të cilës zhvillohet fshati Migul.

Manastiri i Shpërfytyrimit (Metamorfozës së Krishtit), Drenovë (Mingul)

Manastiri ndodhet rreth 30 minuta ecje larg fshatit Mingul. Megjithëse i mbajtur në gjendje jo të mirë është njw shembull interesant i arkitekturës pasbizantine të zonës.
Mbishkrimi i ndërtimit i ruajtur në brendësi mban vitin 1666. Kjo është një kishë në formë kryqi me kupolë trikonkë. Është e ndërtuar me gur poroz dhe faqet e jashtme janë dekoruar në mënyrë relativisht të pasur me harqe mbi pilastra në konkat dhe korniza të artikuluara.
Në brendësi kisha është e pikturuar dhe megjithë mosmirëmbajtjen pikturat janë mjaft të dukshme.

Skip to toolbar