The Zalli Tekke in Gjirokastra

Gjirokaster, Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-img

Teqeja e Zallit në Gjirokastër u ndërtua që më 1780 nga Sejid Asim Babai.

Ështe dërguar nga qendra e bektashinjve në Haxhi Bektash. Në Gjirokastër erdhi me gradën “Gjysh”. Rrjedh nga familja profetike që arrin deri te imami i shenjtë Ali Bin Ebu Talibi. Në Gjirokastër më parë kanë ardhur edhe të tjerë misionerë si Arshi Babai e të tjerë,por nuk krijuan teqera bektashiane në mjediset gjysëm të muslimanizuara të Shqipërisë Jugore. Sejid Asim Babai gëzon titullin Sejid se rrjedh nga raca e imameve e biografia e tij është shkruar në pllakën që ndodhet në Tyrbenë e tij në Teqenë e Zallit. Nga kjo teqe dolën klerikë patriotë të mëdhenj që në Rilindjen e Madhe Shqiptare luajtën një rol kyç në trojet tona për lindjen e Shqipërisë së lirë e të pavarur. Të tillë si Ali Haqi Elbasani ishin dhe dervishët e tij Baba Hajdar Kardhiqi, Baba Zenel Gjoksi, Baba Qamil Melani, Baba Selim Elbasani. U krijuan nga kjo teqe, teqe të tjera si ajo e Shtyfit ose Hajderie, Teqeja e Mesit ose e Baba Mexhdun Durballisë, teqeja e Baba Qamil Melanit. Teqeja mund të vizitohet pasi është ne Gjirokastër

Harta e The Zalli Tekke in Gjirokastra

Skip to toolbar