Muzeu i Shtëpisë Kadare

Rruga Fato Berberi 16, Gjirokaster
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-img

Shtëpia e shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare është kthyer në muze, dhe është i hapur për publikun. Në këtë shtëpi lindi dhe kaloi fëmijërinë e tij, Ismail Kadare.

Shtëpia e shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare është kthyer në muze, dhe është i hapur për publikun. Në këtë shtëpi lindi dhe kaloi fëmijërinë e tij, Ismail Kadare.

Shtëpia duket e njohur për ata që kanë lexuar librin e tij “Kronikë në gur” ku ai përshkruan çdo qoshe të shtëpisë. Gjatë vizitës suaj, do të imagjinoni Kadarenë si një djalë të vogël që qëndron pranë dritares dhe dëshmon jo vetëm ecejaket e gjysherve dhe personazheve të tjerë të librit të tij, por dhe mjaft episode të luftës së dytë botërore.
Shtëpia u ndërtua në 1799, dhe është shpallur monument kulture në 1991. Së fundi, ndërtesa është riparuar dhe rehabilituar nën kujdesin e UNESCO dhe Ministrisë së Kulturës.

Shtepia muze e Kadarese është hapur për publikun në 28 janar 2018 me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Kadaresë. Shtëpia e Kadaresë është në mes të lagjes historike Palorto dhe gjendet lehtë. Brenda saj ka ende disa objekte origjinale që i përkasin familjes si psh një sënduk, disa foto etj.

Ne ju rekomandojmë ta vizitoni këtë shtëpi, veçanërisht lexuesve të Kadaresë.

Çmimet e biletave:
Biletë për individ – 500 lek
Grupet me mbi 5 persona – 400 lek
Studentë – 300 lek
Fëmijët, invalidët – 200 lek

Harta e Muzeu i Shtëpisë Kadare

Skip to toolbar