KANIONET E NIVICES

(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-img

Kanionet e Nivicës janë një mrekulli natyrore, zbuluar dhe eksploruar vetëm vitet e fundit nga shumë vizitorë. Ndodhen në afërsi të fshatit Nivicë.

Kanionet e Nivices kanë gjatesi deri në disa (km), gjerësi mesatare rreth 15 m, ndërsa thellësi deri në disa dhjetra (m). Ato janë formuar nga erozioni i Përroit të Nivices, pjesë e atij të Bençës, në shkëmbinj karbonatikë.

Përroi i Nivicës, poshtë fshatit me të njëjtin emër, ka formuar një grykë me shtrat tepër të ngushtë, me gjatësi rreth 3 km deri në pellgun e Merje, vend ku bashkohet me Gurrën e Progonatit. Fundi i tij është tepër i rregullt, me thyerje ose pragje dhe vrulle, të shoqëruara dhe me forma negative, që janë gropa dhe brazda të thelluara në fundin shkëmbor të kanionit, me pamje ovale në trajtë kazanorësh, me ujë të pastër e të kulluar.

Uji shkëputet e bie nga lartësi të medha (30-40 m) dhe formon ujëvara, si ajo e Guvës dhe dy të tjera poshtë saj. Kanioni, ndonese gjithnjë e më i thellë, paraqitet me plot kontraste natyrore, rrëpira, shtrat të shkallëzuar dhe shpella të shumta në faqen e shkëmbit. Ato vizitohen duke marre rrugen Tepelene-Progonat-Nivice.

 

Harta e KANIONET E NIVICES

Skip to toolbar