Manastiri i Spilesë, Gjirokastër

Saraqinisht, Gjirokaster
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

Manastiri i Spilesë, është vetëm 2 km larg parkut të Antigonesë në fshatin Saraqinisht. Nga gjithë Manastiri ka mbetur vetëm kisha, një objekt 400 vjecar, indërtuar në shek e XVI. I vendosur në një shpatë mali të Malit të Lunxherisë, në një zonë ku vetëm të guximshmit mund të shkojnë. Nuk është vetëm kisha, por edhe një kompleks shpellash pranë tij.

Në territorin e Manastirit të Spilesë i kanë rezistuar kohës dy kisha: Kisha e Shën Mërisë, që është e dekoruar në të gjithë hapësirat murale me afreske me motive biblike.

Kisha e Shen Kollit, vendosur ne nje shpellë që gjendet në faqen shkëmbore në lartësine rreth 30 metra. Kjo shpelle sipas gojëdhënave të vendasve ka shërbyer si vendflijim i eremitëve. Për këtë arsye ajo quhet Shpella e Eremitëve dhe aty gjenden të shpërndara eshtrat e eremitëve të vetësakrifikuar. Rruga është e vështirë, dhe deri në një farë vendi mund të përshkohet me makina 4×4 e pastaj në këmbë. Turistët e huaj të etur për ta eksploruar, jane kalimtarët e vetëm në këtë zonë. Që të kthehet në atraksion turistik, duhet jo vetëm një rrugë dinjitoze por dhe tabela që të tregojnë historinë dhe rëndësinë e tij.

Harta e Manastiri i Spilesë, Gjirokastër

Skip to toolbar