TEQEJA E ALIPOSTIVANIT

(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-img

Ngrihet mbi një kodër të bukur mbi fshatin Alipostivan, në një pikë dominuese prej nga shikon si në pëllëmbë të dorës luginën e Vjosës. Teqeja është ndërtuar për herë të parë nga Baba Aliu në vitin 1857, në nder të të cilit mban edhe emrin. Teqeja, 2 Tyrbet dhe ambientet e tjera, lidhen me njëra-tjetrën me rrugë e shkallë prej betoni dhe përreth tyre janë ngritur tarraca të mbjella me drurë të ndryshëm frutorë. Ndërtesat e saja janë të bardha, konturet me jeshile dhe kupolat e tyre ndrijnë si dielli. Në krahun e majtë të portës kryesore është ndërtuar hoteli i cili shërben për akomodimin e besimtarëve dhe vizitorëve të ndryshëm. Ansambli i mrekullueshëm i Teqesë, përveçse ka vlera shpirtërore për besimtarët Bektashianë, shihet edhe si një objekt me vlera të rralla kulturore për vizitorët vendas dhe të huaj.

Harta e TEQEJA E ALIPOSTIVANIT

Skip to toolbar