Parku i Viroit

Viroi Park. Gjirokaster Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Parku i Viroit është një nga atraksionet natyrore më të bukura afër qytetit të Gjirokastrës. Mund ta shihni në hyrje të Gjirokastrës nga rruga Tepelenë- Gjirokastër. Viroi është një burim ujor karstik, që është plot me ujë në dimër dhe pranverë por thahet në verë. Kjo shpjegohet me fenomenin sifon, kur ujërat nëntokësore mblidhen në një rezervuar poshtë burimit.
Burimi i shpellës është i gjatë rreth 6-8 metra, dhe i gjerë 3-4 metra, me një thellësi deri në 22 metra. Temperatura e ujit është e shkallës rreth 13-14 gradë. Pranë burimit gjendet një bimësi e pasur. Parku është një zonë shumë relaksuese dhe mund ta vizitoni dhe të pini një kafe apo të konsumoni drekë, ose mund të shëtitni me biçikletë rreth parkut. Shumë zhytës janë kurioz të eksplorojnë botën nënujore të Viroit. Për shkak të thellësisë të konsiderueshme, liqeni i kulluar i Viroit ofron pamje mahnitëse. Për herë të parë bota nënujore e Viroit është fiksuar në disa foto fantastike të Irena Stangierska.

Harta e Parku i Viroit

Skip to toolbar