Shën Ilia në Stegopull (St. Elias)

Stegopull, Gjirokaster
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

Kisha është ndërtuar në pjesën e sipërme të fshatit në vitin 1624 dhe është një nga kishat më mirë të ruajtura të zonës. Afresket, të cilat ruhen ende mirë, janë vepër e Kostandinit, të birit të Mihalit nga Linotopi dhe nxënësit të tij Nikollës dhe janë realizuar në vitin 1653 siç tregon mbishkrimi që ruhet në kishë. Edhe pjesë të ikonostasit të gdhendur ruhen ende në vend.
Kisha ka pësuar rindërtime të pjesshme në 1671 ose 1672.
Kisha ndodhet brenda një rrethimi me mur që ruhet ende në pjesën më të madhe.
Kisha është e tipit kryq me kupolë me tri absida dhe me narteks. Mbulimi mbështetet mbi katër kolona të lira dhe megjithëse e vogël, kisha ka një zhvillim të theksuar në lartësi.

Skip to toolbar