Vila Sofia- Gllave, Memaliaj

(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )

Nëse vendosni të vizitoni fshatin Gllavë në Njësinë Administrative Buz, do të gjeni ngrohtësinë dhe mikpritjen e Guest House “ Vila Sofia”. I konceptuar dhe përshtatur sipas traditës në shtëpi pushimi për turistët, “Vila Sofia” ofron relaks dhe qetësi për këdo. Vizitorët mund të përdorin çdo hapësirë përreth shtëpisë, dhoma gjumi, verandë, parkim, ushqim tradicional e Bio, si dhe një panoramë fantastike. Ky është vendi perfekt për të kaluar bukur me familjarët apo miqtë tuaj.

Bujtina gjendet brenda fshatit Gllavë, 30 km larg qytetit Memaliaj dhe 40 km larg qytetit të Beratit.

Turistët mund të shijojnë gjithashtu ajrin e pastër, madhështinë e natyrës së egër, njohje të siteve historike, ndërsa të apasionuarit pas adrenalinës kanë mundësi për realizimin e aktiviteteve sportive si Hiking, shëtitje me kuaj, eksplorim të natyrës etj.

I shtrirë në një lartësi 1000 metra mbi nivelin e detit, Gllava përbën një prej zonave të paeksploruara në jug të vendit që pret të zbulohet.  Disa nga atraksionet qe mund te vizitoni, janë: Liqeni i Komarit, Shkembi i bardhe etj

  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
hotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-img
Skip to toolbar