Bujtina Goliku

Pështan vilage, Tepelena district.
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )

Vila Goliku është një bujtinë e ndodhur rrëzë malit Golik, në fshatin Peshtan të Tepelenës, e cila mirëpret turistë për të përjetuar jetën e fshatit midis gjelbërimit dhe pyllit me lisa.

Aty ju mirëpret çifti Viktor dhe Valentina për ta bërë qëndrimin tuaj të paharruar. Ata kujdesen vetë për rritjen e frutave dhe perimeve, mbledhjen e erzave dhe çajrave në mal për gatimet gjithë shije. Ju gjithashtu mund të bëheni pjesë e shëtitjeve në pyll, mbledhjen e çajrave apo ecjen për në majën e malit Golik (për rrëth 1 orë) nga ku mund të shikoni pamje spektakolare.

Vila ofron 5 dhoma gjumi dhe 1 dhomë ndënje me oxhak e denjë për një familje të madhe. Destinacioni është i arritshëm më çfardo makinë deri tek shtëpia.

Ju mund të prenotoni për tu akomoduar, të eksploroni natyrën ose të shijoni gatimet me produktet e zonës.

Cmimi i dhomës cift 3000 lekë

Cmimi i dhomës familjare 9000 lekë

  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
hotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-img
Skip to toolbar