Bujtina Xhebro

(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )

Bujtina Xhebro e ndodhur në fshatin Rexhinë në zonën e Kurveleshit, mbi 1000m lartësi, mirëpret turistë për tu akomoduar si dhe për të shijuar gatimet tipike të zonës përgatitur në zjarr nga e zonja e shtëpisë.

Kapaciteti akomodues i kësaj ndërtese prej guri e druri është për 22 persona në dhoma dyshe dhe treshe. Ndërsa vaktet mund të shijohen si në ambjentin e brendshëm por edhe në oborrin e bujtinës me produktet të cilat i rrisin vetë që nga bagëtitë, perimet, mjaltin apo produktet e bulmetit të cilat I përgatisin në baxhon e tyre te njohur për cilësi në gjithë jugun.

Disa nga gatimet më të njohura të zonës që mund të shijoni janë dash i pjekur dhe revani të cilat kanë qënë kryesore në tavolinat e dasmave, arapash, gjizak apo pipek të gjitha gatuar në saç. Nuk mungon dhe rakia e shtëpisë, dhalla dhe uji I burimit.

Po ashtu bujtina ofron guidë për të eksploruar natyrën përreth dhe për të përjetuar eksperienca të veçanta.

  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
  • hotel-img
hotel-imghotel-imghotel-imghotel-img
Skip to toolbar