Ferma Grand Albanik

Ballban Village in Permet District, Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )

Ferma Grand Albanik e vendosur midis natyrës së paprekur, ndodhet 35 km larg nga qyteti i Përmetit, 17 km larg qytetit të Këcyrës, në këmbët e malit të Trebeshinës dhe rrethohet nga lumenj, liqene, kanione, male e pyje të mrekullueshëm që ofrojnë mundësi të pafundme për ecje, ngjitje, plazh, peshkim. Ndërtesa kryesore e fermës e ringritur me materiale natyrale dhe ekologjike si guri dhe druri ka një kujtesë historike në vazhdimësi të të cilës përvijon historia e tyre. Mikpritesit në këtë ‘eksperiencë ndryshe’ do t’ju zbulojnë Shqipërinë autentike, atë që ndodhet jashtë cirkuiteve turistike, larg rrugëve kryesore, në mes të mrekullisë natyrore. Të gjithë pushuesit përfshihen në aktivitetet e përditshme që organizohen në fermë ose jashtë saj.
Kuzhina dhe dyqani brenda fermës të furnizuara me produkte kryesisht të fermës dhe të familjeve fermere bashkepunetore rreth saj, kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të kesaj zone malore që vazhdon të vuaje eksodin rural.

Aktivitete :
1. Kurs kuzhine
2. Aventurë dhe mbijetesë në natyrë
3. Yoga dhe meditim
4. Permakulturë
5. Ecje në mal
6. Shëtitje me kuaj
7. Rafting dhe kanioning
8. Piknik dhe kamping në natyrë

Mbrëmjet rreth tingujve të kitarës dhe zjarrit bubulak zgjasin ëmbëlsisht netët e verës nën pafundësinë e yjeve në një bashkëbisedim të ngrohtë shumëgjuhësh.
Butiku i prodhimeve të Fermës ju jep mundësinë të merrni me vete në shtepinë tuaj pak nga shija e pushimeve.
Ferma Grand Abanik…blatues kujtimesh të pashlyera! Shihemi së shpejti !

 

    Rezervo dhome


    • hotel-img
    • hotel-img
    • hotel-img
    • hotel-img
    • hotel-img
    • hotel-img
    • hotel-img
    • hotel-img
    • hotel-img
    hotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-imghotel-img

    Jemi këtu

    Skip to toolbar