Si rashë në dashuri me Gjirokastrën, qyteti më magjik që kam parë

Qyteti i Gjirokastrës është qyteti më magjik që kam vizituar ndonjëherë. Nga kërkimet e mia para se të vija në Shqipëri, pashë se shumica bënin udhëtim njëditor nga Saranda në Gjirokastër, por  nuk zgjidhnin të qëndronin një natë në këtë qytet malor. Por ja ku po jua them miq: të kalosh 24 orë në Gjirokastër është absolutisht 100%, gjëja më me vlerë që mund të bëni.

Qyteti i vjetër, i njohur si qyteti i gurtë, pasuri botërore e UNESCO, i mbushur me shtëpi tradicionale të stilit otoman, ka rrugica shumë të thepisura dhe shumë tapete ngjyra ngjyra.
Për ta përmbledhur shkurt: ky vend ishte mahnitës dhe unë u dashurova me të. Por po ju tregoj se cfarë mund të bësh 24 orë në Gjirokastër: tregimi im dhe sugjerimet e mia me gjithë madhështinë e tyre
Si të shkosh në Gjirokastër

E dija që ishte një stacion autobusi nga Saranda në Gjirokastër. Po prisja aty ku më thanë, se ishte stacioni, dhe po qëndroja në shkallët e një dyqani me suveniresh, kur dëgjoj një burrë të vjetër që hap derën e një furgoni dhe bërtet: Gjirokastra, Gjirokastra, direkt përballë fytyrë time. Kishte stil. Dhe shumë volum.

Unë e shokuar përsërita përballë tij: Gjirokastra? Ai pohoi: Gjirokastra. Dhe pa e zgjatur asnje sekondë hipa në furgon dhe zura një vend pas shoferit. .. Dhe kështu furgoni ndaloi disa herë të tjera, pa asnjë paralajmërim apo sinjal, duke i lënë njerëzit të hynin brenda apo të zbrisnin gjatë rrugës. Ato momente sinqerisht u shqetësova… Por kur pashë fytyrat e qeta të pasagjerëve të tjerë në furgon u relaksova disi.. Një grua më përshëndeti ‘Hello’, dhe në fakt u bë shoqëruesja më e mirë në udhetimin tim misterioz edhe pse fliste një gjuhë shqip të kombinuar me italisht, dhe unë s’kuptoja asnjërën. Çfarë legjende…

U rrotulluam nëpër male… Sa herë që rrotulloheshim në një qoshe shihnim një pamje të mrekullueshme të maleve të zhveshur, të pemëve, zogjve… dhe zonja e vjetër më thoshte: Bella, bella, no? Pse fliste italisht, do pyesni ju? Sepse dikur televizioni italian ishte më i shikuari në këto anë, kohë më parë, dhe për shqiptarët ishte e lehtë ta mësonin atë gjuhë. Pas një ore e gjysëm mbërritëm në destinacion. Prapë shoferi bërtiti me sa fuqi që kishte: Gjirokastra. Dhe unë i dhashë 400 lekë si gjithë të tjerët. Dola nga furgoni bashkë me disa turistë gjermanë, që kishin hipur diku gjatë rrugës. Të nisje të ecje më këmbë në qytetin e gurtë në atë ditë me diell nuk ishte zgjidhje, kështu që 6 vetë sa ishim morëm një taksi aty afër stacionit dhe paguam pak euro për t’u ngjitur drejt qytetit të vjetër. Qëndrova te  Hotel Gjirokastër, pranë kalasë, dhe pronari për fat, më priti me një pjatë me shalqi, dhe një shishe me ujë të ftohtë sapo mbërita. Ai më tregoi dhomën ku do qëndroja që ishte plot me tapete klasike shqiptare e mobilje të vjetra.

Te endesh rrugeve të Gjirokastrës

300 metra mbi nivelin e detit, ky vend është një botë larg rivierës shqiptare ku kisha qene, Sarandës. Pjesa më moderne e Gjirokastrës nuk ishte e bukur, kishte ndertesa të tipit komunist dhe ishte ndertuar gjate regjimit Hoxha, që në fakt ishte rritur vetë në këtë qytet. Por pjesa e vjetër e qytetit ishte mrekulli absolute. Rrugët e gurta e të pjerrëta përshkonin gjithë anën malore dhe shtëpitë dukeshin të gjitha sikur ishin bërë me të njëjtët gurë të dyshemesë. Edhe pse thonë se ky qytet ka shumë turistë, unë mezi pashë një frymë njeriu në rrugët e vjetra të Pazarit. Vetëm një mace e vetmuar, ose ndonjë burrë i moshuar në prag të derës, që shfaqej dhe pastaj zhdukej në një rrugicë tjetër. Rrugët ishin të qeta dhe pamja poshtë e luginës ishte thjesht mahnitëse. Me vetëm 24 orë në Gjirokastër, e duke qenë një person që udhëtoj në mënyrë sa më relaksuese që të jetë e mundur, nuk pata mundësi ta shihja gjithcka që ofronte ky qytet. Gjithsesi disa prej vendeve që pashë po jua përshkruaj:

Shtepia Zekate

Hyra në shtëpinë Zekate pa asnjë ndalesë dhe po sillesha rrotull. Vetëm më pas e kuptova që duhet të paguaja 200 lekë që të shihja brenda, por unë isha e magjepsur nga pamja jashtë. Të linte pa mendje. Një shtëpi magjepsëse e mirëruajtur otomane, e ndërtuar në vitet 1800. Sa hyje brenda, mund të shkoje ku të doje. Dhomat ishin të bukura, disa ishin bazike për ciftet, e deri te madheshtoret me xhama të pikturuar, me hamame të fshehura, dyer të gdhendura dhe pamja e mrekullueshme prej andej e lugines. Dhoma më e bukur kishte dhe një ballkon prej nga ku gratë e fëmijët shihnin  festimet që ndodhnin poshtë dhe ku nuk lejoheshin.

Kalaja e Gjirokastrës

Kurora madhështore e Gjirokastrës është padyshim kalaja. Shkova aty pasdite, duke kaluar dhe gratë e vjetra që shisnin punime dore dhe tapete (ne fakt tapete kishte ngado ta ktheje kokën), dhe duke shpresuar qe do kapja dhe pak perëndimin e diellit. Hyrja për në kala ishte aq e lirë, një biletë 200 lekë, por informacioni ishte disi i limituar, që është turp, pasi ky vend padyshim mban mijëra e mijëra histori. Kalaja u ndërtua në shekullin e 12-të dhe jetohej prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës. Sunduesit bizantinë dhe osmanë erdhën dhe shkuan, duke shtuar gradualisht tërë zhvillimin madhështor. Por kur Mbreti Zog u shfaq në skenë rreth viteve 1930 (i vetmi mbret Shqipëri që kishte pasur ndonjëherë), kalaja u shndërrua në burg . Çuditërisht ishte dhe një  aeroplan i vjetër i ushtrisë amerikane nga Lufta e Dytë Botërore, i vendosur sipër një muri në kështjellë, me pamje nga lugina. Disa thonë se u rrëzua, të tjerë thonë se thjesht ra nga qielli…Ç’rëndësi ka.

Në ditët e sotme kështjella ka një shumëllojshmëri të tankeve dhe armëve të vjetra, të cilat rreshtohen në mënyrë impulsive si trupa në një sallë të madhe. Ky vend është gjithashtu shtëpia e Festivalit Folklorik Kombëtar që zhvillohet një herë në pesë vjet, me një skenë madhështore.

Pazari i vjeter

Rrugët e Pazarit të Vjetër janë të rrethuara me dyqane të vogla të mbushura me produkte të punuar me dorë, antike, dhe nuk ju gënjej – por edhe një gamë e tërë objektesh tërheqëse turistike, të cilat ndoshta nuk ishin bërë fare në Shqipëri. Gjithsesi unë nuk jam eksperte. Por ka disa mrekulli apo perla që mund të vihen re nga turisti se janë produkte nga vendasit. Këto janë tapetat, ose qilimat, dhe janë me aq modele të ndryshme, sa nëse do kisha mundur të blija 20 copë, do e bëja. Mund të blini cifteli (një tip kitare druri), ose tigan për qifqitë, ku bëhen qofte me oriz.  Unë jam tifoze i vërtetë e këtyre gjërave.

Pazari daton gjatë Mesjetës, dhe ishte një qendër veprimtarie për banorët e Gjirokastrës me shekuj. Kjo deri sa filloi regjimi Hoxha, kur njerëzit filluan të shpërngulen në apartamente moderne më të rehatshme poshtë malit. Jeta përreth këtu po bëhej paksa fantazmë, derisa qyteti i vjetër i Gjirokastrës u njoh si një vend i mrekullueshëm arkitektonik dhe u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që atëherë zona gradualisht mori një jetë të re, me turizmin që po bëhet një nga faktorët nxitës për ta ruajtur këtë qytet. E shijova xhiron time në këto dyqane duke folur me pronarët, që papërjashtim ishin njerëz të qeshur, krenarë për qytetin dhe vendin e tyre. Njëra prej tyre, një grua me një fëmijë në dorë, në një dyqan në qoshe me thotë: do që të shohësh dicka tjetër? Po, gjithmonë- i them. Dhe ajo më tregoi një rreth me xham, ne dysheme, ku poshtë shfaqej një pus i vjetër që zhdukej në një distancë të thellë. Prindërit e saj vendosën disa vite më parë të ristrukturonin dyqanin dhe zbuluan pusin mesjetar, e sigurisht vendosën ta ruanin dhe ta vinin në dukje për turistët.

Në mbrëmje një grup këngëtarësh me kostume popullore mblidheshin në pazarin e vjetër dhe këndonin për gjithë ata që kalonin. Por nuk janë thjesht zëra, apo tinguj. Kjo është muzikë iso polifonike që është shumë bukur ti dëgjosh vecanërisht në një rrugë të rrethuar nga tapete shumëngjyrëshe. U ndjeva vërtet me fat ti dëgjoja.

Mëngjesin tjetër, ishte një tjetër pamje në rrugë, ku shumë të moshuar kishin mbushur kafenetë dhe bisedonin deri sa zhdukeshin sërish kur dielli bëhej i padurueshëm për të qëndruar jashtë.

Xhamia e vjetër

Xhamia ishte një tjetër mrekulli për t’u vizituar. Në 1967 ish diktatori komunist e shpalli vendin ateist duke persekutuar njerëzit e fesë dhe shkatërruar sa më shumë vende të shenjta. Por sot Shqipëria është simbol i tolerancës fetare ku fetë bashkëjetojnë nëharmoni me njëra tjetrën. Gjithë bota duhet ta ndjekë këtë shembull. Kjo xhami e shek të 17, u kursye nga regjimi dhe tashmë është plotësisht e rikonstruktuar.

Çfarë të hash në Gjirokastër

Të jem e sinqertë, shkova në një restorant, bëra mik kamarierin dhe porostita gjithcka që duhet të ha në Gjirokastër. Sepse i doja të gjitha dhe më kushtuan vetëm 6 euro, që ishte një shumë qesharake. Hëngra qifqi që i përmenda më lart, sepse janë traditë e Gjirokastrës.  Si vegjetariane që jam, kishte plot variante ushqimi për ne. Qofte me oriz, zarzavate ne furrë, djath të pjekur, dhe byrek ishin gjithcka në tavolinë, por në porcione të vogla për mua.

Nëse doni një vend për kafe apo ëmbëlsirë ju sugjeroj  Sweet Cellar, e drejtuar nga një zonjë amerikane që ka vendosur të jetoj këtu pasi ka rënë gjithashtu në dashuri me këtë vend.

Mëngjesi në Shqipëri

Mëngjesin tjetër para se të largohesha nga qyteti, mëngjesi ishte një event i jashtazakonshem. Qëndrova në hotel, pasi kisha lexuar dhe përshtypjet për mëngjesin në Hotel Gjirokastra, i cili ishte i mrekullueshem: kos, dy lloje mjalti, nje pjate me shalqi, rrush, djath, veze te skuqur, domate, kastravec, biskotë masive, byrek shtëpie, petulla, lëng frutash, caj mali dhe një pjatë me dardhe. U fryva … dhe e gjithë kjo bashkë me dhomën e mrekullueshme, më kushtoi 30 euro.

Largimi nga Gjirokastra

Gjirokastra ishte një  vend i bukur, ndoshta i pangjashëm me asnjë vend perëndimor që kam vizituar… Ndjeva se kisha zbuluar një thesar të fshehur. Gjithcka që pashë në 24 orë ishte e mrekullueshme. … Vertet shpresoj që edhe pse turizmi në këtë vend të bukur të rritet dita ditës, do doja që Gjirokastra të ruante këtë qetësi, këtë cilësi të një vendi jo të populluar , që une e dua kaq shumë..

©VisitGjirokastra

Artikulli i plote ne anglisht, dhe shume foto i gjeni ketu:

Gjirokastra Albania (That time I fell in love with an actual town)

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Jun 22, 2020

Skip to toolbar