Kalaja e Paleokastrës

Gjirokastra
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-img

Paleokastra është një kështjellë që ndodhet pak kilometra në veri të Qytetit të Gjirokastrës. Emri i saj përkthehet: Kala e vjetër. Paleokastra është një ato nga pak instalacione ushtarake romake në Ballkan. Mendohet se është ndërtuar në shek e 4 të erës tonë, në kohën e perandorit Konstandin i Madh (272-337AD) si një strehë për ushtrinë kalorsiake të tij. Muret janë shembur, por forma drejtkëndore e një fortese tipike romake është ende e dukshme, me kullat këndore në qoshe, dhe një portë të vetme në perëndim. Gërmimet kanë treguar se ajo është përdorur deri në shek e 6 të erës tonë, dhe më pas u shtuan dhe dy kisha të vogla brenda mureve. Kështjella u ngrit këtu për të mbikqyrur lumin dhe hyrjen në Luginën e Kardhiqit që konsiderohej rruga kryesore romake nga Saranda për në bregdet.
Si të shkosh këtu? Paleokastra është 30 min nga Gjirokastra me makinë. Merrni rrugën nacionale nga Gjirokastra drejt Tepelenës. Pas 20 minutash do arrini në një kryqëzim. Krahu i djathtë të çon në Paleokastër ndërsa i majti në Kardhiq. Kthehu djathtas dhe vazhdo drejt fshatit Paleokastër. Mos hyni në fshat por vazhdoni dhe 10 min drejt kalasë së Paleokastrës. Pamja nga aty është e mrekullueshme, dhe ju mund të shijoni këtë udhëtim duke imagjinuar një kthim në kohë kur kalaja shërbente si një instalacion romak ushtarak.

Harta e Kalaja e Paleokastrës