Kisha e Shën Sotirit

Gjirokaster, Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

Kjo Kishë ndodhet ne Pazarin e Vjetër. Është ndërtuar në 1784 dhe arkitektura e saj është e tipit ortodoks me formë drejtkëndore dhe ndërtimet e akseve lindje perëndim. Kisha është e ndarë në 3 pjesë. Kisha e quajtur gjithashtu Metropoliti i vjetër, që dikur ishte dhe selia e peshkopit local ortodoks. Kishat tipike ortodokse ndërtohen duke përfaqësuar universin. Tavani përfaqëson parajsën dhe është e dekoruar me piktura të mëdha të krishtit që sheh poshtë sallën ku mblidhen besimtarët. Dyshemeja përfaqëson botën ku ne jetojmë. Altari kryesor ngrihet nga dyshemeja në majë të disa shkallëve si një ndarje mes parajsës dhe tokës. Afër hyrjes është një ikonë e Jezusit ne kryq që simbolizon transformimin hyjnor të Krishtit. Pjesa e brendshme e Kishës është demtuar shumë gjatë erës komuniste. Pak kanë mbetur nga muralet origjinale. Ikonat në korniza nga të dy anët e aktarit janë të pikturuara së fundi nga një artist që është i specializuar në restaurime të tilla. Foltorja e punuar me dorë është pjesa ku rri peshkopi ortodoks. Pjesa kryesore e ikonave në këtë kishë janë riprodhime nga origjinali, pasi atëkohë u vodhën dhe nuk u gjetën kurrë.

Harta e Kisha e Shën Sotirit

Skip to toolbar