TEQEJA E FRASHËRIT

(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-img

Është një monument kulti dhe historik shumë i famshëm në Shqipëri. Përbëhet nga dy ndërtesa të veçanta, të cilat lidhen me njëra-tjetrë nëpërmjet një muri. Ndërtesa e sipërme ka formën e shkronjës “L” dhe përbëhet nga tre ambjente: “Kafe Oxhaku”, “Ashefi”, “Furra e Bukës” ndërsa ndërtesa e poshtme është pjesërisht dykatëshe dhe aty ndodhet “Mejdani”, vëndi i shenjtë ku zhvilloheshin ceremonitë fetare dhe shkolla bektashiane (hapur nga Baba Nasibiu në vitet 1781-1785) ku mësohej turqishtja e persishtja dhe ndoshta arabishtja si gjuhë e huaj. Teqeja u ndërtua më 1781 nga Sulejman Beu i Frashërit.

Harta e TEQEJA E FRASHËRIT

Skip to toolbar