RRETHI I PËRMETIT

(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
place-img

Rrethi i Përmetit është një vend malor, i rrethuar nga male të larta e kodra të bukura me një florë dhe faunë të veçantë të zonës. I gjithë rrethi përshkohet nga lumi Vjosa, i cili krijon në të dyja anët e tij një pamje piktoreske. Nga ana administrative përbëhet nga njësi kryesore që janë Bashkia Përmet dhe Bashkia Këlcyrë. Gjenden parqe të mëdha natyrorë, lugina me lëndina të bukura e shumë monumente natyrore, kulturore e pika turistike të cilat vlejnë të vizitohen e të shikohen nga afër. Zona është e shquar për prodhimet e saj tradicionalë ndër të cilat mund të përmendim glikonë e famshme si dhe pjata tradicionale përmetare të njohura në të gjithë Shqipërinë. Qyteti i Përmetit dallohet për parqet e lulëzuara dhe veçanërisht trëndafilat të cilët i kanë dhënë emrin ”Qyteti i trëndafilave’’. Për të gjitha këto veçanti që e karakterizojnë mund të quhet pa frikë ‘’Perla e Jugut’’.

Harta e RRETHI I PËRMETIT

Skip to toolbar