Muzeu Etnografik

Rruga Hysen Hoxha, Gjirokastër, Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Muzeu etnografik

Muzeu etnografik ndodhet në ish shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha. Shtëpia origjinale e Hoxhës ku ai ka lindur në 1908, u dogj dhe u rindërtua në vitet 1964-1966.  Shtëpia u rindërtua si një model i shtëpive më të pasura gjirokastritë.

Sipas burimeve lokale, shtëpia origjinale e Enver Hoxhës ka qenë me një kat dhe një oxhak, krahasuar me shtëpinë e Skendulatëve ngjitur. Shtëpia e re kopjoi elemente nga shtëpitë më të bukura të qytetit, madje dhe shumë objekte janë marrë nga to.

Edhe pse identifikohet si shtëpia e diktatorit, brenda nuk gjen asgjë që ka lidhje me jetën e tij apo me objekte të familjes së tij. Edhe dekori i shtëpisë është kopjuar nga shtëpitë e tjera më të bukura të shek të 19. Dhomat janë rregulluar e zbukuruar me artefakte, me konstume të ndryshme, veshje, objekte kuzhine etj. Gjithsesi objektet aty paraqesin vertetë mënyrën se si jetonin gjirokastritët e pasur në shek e 19.

Çmimet e biletave:

Biletë për individ – 500 lek
Grupet me mbi 5 persona – 400 lek
Studentë – 300 lek
Fëmijët, invalidët – 200 lek

Harta e Muzeu Etnografik

Skip to toolbar