Obelisku i arsimit Gjirokastër

Gjirokaster, Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

Obelisku kushtuar pionierëve të Arsimit Kombëtar Shqiptar. ndodhet në pikën më të lartë të Pazarit të Gjirokastrës. Monumenti është 7 metër i lartë i ndërtuar me gurë të latuar. Sipas autorëve përbëhet nga plot 124 blloqe guri që janë marrë në Progonat të Kurveleshit. Bëhet fjalë për një gurë të rrallë, tepër rezistent ndaj faktorëve natyror atmosferik.
Për këtë monument është punuar plot dy vjet nga një grup skulptorësh të talentuar dhe me emër në Shqipëri: Mumtaz Dhrami Skulptor i Popullit, Stefan Papamihali Skulptor i Merituar dhe Ksenofon Kostaqi. Skulptor i Merituar. Të tre autorët janë nga Gjirokastra dhe janë shpallur nga Këshilli Bashkiak “Qytetar Nderi” të qytetit të gurtë.
Vendi ku lartësohet Obelisku i Arsimit është një pikë dominamte nga ku para syve të vizitorit shpaloset një pamje të plotë 360 gradë e Zonës Historike të Gjirokastrës në UNESCO. Pranë këtij monumenti gjendet godina e Shkollës së Parë Shqipe e cila u çel në Shtator të vitit 1908 nga mësonjësit gjirokastrit.
Obelisku i Arsimit në Gjirokastër u inagurua në Mars të vitit 1978. Prej asaj kohe ai është kthyer në një pikë të vizitueshme për turistët vendas dhe të huaj. Vizita në këtë pikë dominuse është falas. Vizita aty, jo vetëm që krijon mundësi për të njohur rrugën e vështirë dhe përpjekjet e mëdha të atdhetarëve gjirokastritë për arsimin dhe shkollën në gjuhën amtare shqipe, por i jep mundësi vizitorit të shijojë dhe fiksojë pamjet mahnitëse të kështjellë dhe të lagjeve karakteristike të Gjirokastrës të shtrira në shpatet e pjerrta të Malit të Gjerë.

Harta e Obelisku i arsimit Gjirokastër

Skip to toolbar