Historia e betejës së Mashkullores dhe Haurit të Abaz Çanos

Rrapi i Mashkullorës dhe hauri i Abaz Çanos dhe janë dy vende historike që lidhen me Çetën e Çerçiz Topullit dhe një nga betejat më të ashpra të kësaj çete antiosmane në 18 Mars 1908. Lufta e Mashkullorës është fiksuar në histori si një ndër ngjarjet më të spikatura të rezistencës dhe kryengritjes patriotike shqiptare të viteve 1908-1910, një epope e lavdishme që i parapriu Shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar.
Kjo ngjarje e jashtëzakonshme është përjetësuar edhe në një këngë që e këndojnë në të gjithë Shqipërinë:

“Te Rrapi në Mashkullorë / foli Çerçizi me gojë / mylazim largo taborë / se të bëj të kuq me bojë / Çerçiz Topulli më thonë”.

Epopeja e Mashkullorës nisi me aktin heroik të dy luftëtarëve Çetës, atdhetarëve Hito Habili Lekdushi dhe Bajram Ligu Prongjia të cilët në 13 mars 1908 me një aksion të mirë organizuar vranë një nga oficerët më të lartë osman, bimbashin turk të Gjirokastrës.  Pesë ditë pas këtij atentati të bujshëm një pjesë e Çetës së Çerçiz Topullit e përbërë nga 9 luftëtarë u strehuan në këtë haur në rrethinat e fshatit Mashkullorë ku u rrethua nga ushtria turke e dislokuar në kalanë e Gjirokastrës. Kjo luftë heroike është përshkruar prej njërës nga penat më të shquara të publiçistikës patriotike të atyre viteve, njëkohësisht luftëtar i kësaj çete, atdhetari dhe publicisti Mihal Grameno. Pena e pikuar mjaltë e Mihal Gramenos, nga pozita e një dëshmimtari ocular, ka shkrirë në një të vetme, stilin e veçantë publicistik, informacionin historik nga vendi i ngjarjes, me përshkrimin patriotik dhe frymën romantike të kohës.

“Do të përpiqem me sa është e mundur që të përmbledh me pak fjalë ngjarjet e kësaj lufte, e cila ka për të mbetur e paharruar dhe historike, në historinë e ringjalljes së Shqipërisë, se trimëri e kësaj lufte do të mbetet shëmbull për pritmjen, se u nderuan armët e Shqipërisë si në kohët e Skënderbeut”, shkruan Gramenoja në librin e tij “ Kryengritja shqiptare” të botuar në vitin 1921 në Vlorë. Dhe më tej Grameno vazhdon “Kur po shkonim me nxitim në përrua përnjëherësh dëgjuam buçimën e trumbetës dhe me vrap zunë plumat të na shkojnë përmbiu krye, duke fërshëllitur! Ah ! Ishte një çast që nuk mund ta tregoj dot !”

Vërshëllima e pushkëve që vinte si breshëri përmbi krye, vazhdon rrëfimin e tij gazetari dhe luftëtari dëshmimtar i Luftën e Mashkullorës, na shurdhonte veshët, po duke i dhënë shoku-shokut kurajo edhe duke rënë ku këtu ku atje, u mësuam edhe nuk na bënte ndënjë përshtypje !”. Prej disa orësh ka vazhduar rezistenca e luftëtarëve të lirisë, të strehuar në haurin e Abaz Çanos, përfund fshatit Mashkullorë në një përrua të thellë rrethuar me rrepe që tani fatkeqësisht nuk egzistojnë.

Gjatë kësaj përpjekje humbi heroikisht jetën luftëtari Hajredin Tremishti ndërkohë që do të plagosej edhe një tjetër pjestar i çetës. Pas gati 15 orë rezitence, duke përfituar edhe nga errësira e mbrëmjes dhe mjegulla e marsit, luftëtarët e çetës mundën të tërhiqen për në mëhallat e sipërme të fshatit Mashkullorë në shtëpinë e Zeman Mashkullorës e më pas në drejtim të Malit të Gjerë duke lënë pas një një histori që kujtohet me krenari nga vendasit në mënyrë të përvitshme.trite,  do të deri në vitin 1934, Skulptori i Popullit Odhise Paskali, me konributin prej 3 mijë napolona floriri të familjeve gjirokashte në bronz monumentin e Çerçiz Topullit i cili në vitin 1937, kur eshtrat e tij do të rivaroseshin në Gjirokastër, u vendos në sheshit kryesor të qytetit që sot mban emrin e tij.

 Cerciz Topulli Monument-Gjirokastra

Ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë një përvjetori të kësaj lufte patriotike në vitin 1943 kur grupe të shumtë të rinjsh nga qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat e tij ishin mbledhur tek Hauri i Abaz Çanos, para turmës u shfaq Mustafa Matohiti, një nga drejtuesit e formacioneve partizane, i cili duke sfiduar autoritetet pushtuese fashiste, ftoi pjesëmarrsit t‘i bashkoheshin lëvizjes antifashiste.

Ndërsa i famshmi Rrapi i Mashkullorës ka qënë një pemë shumëshekullore, shpallur “monument natyre” që në vitin 2005 u tha dhe u gremis përdhe nga mosha dhe pakujdesia e betonimit të sheshit ku shtriheshin rrënjët e tij. Rrapi në fshatrat e zonës së jugut është një object simbolik që qëndron hijerëndë qendër të fshati, si vend i kuvendeve, i jetës jetës, i krenarisë së banorëve dhe i vendmarrjes popullore.

Banorët e Mashkullorës pas shëmbjes së rrapit simbol kanë mbjellë një pemë rrapi të re, por deri atëherë zbrazëtia që ka lënë Rrapi i Mashkullorës vështirë të harrohet. E.Serjani

© Visit-Gjirokastra, të gjitha të drejtat të rezervuara

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Dec 11, 2019

Skip to toolbar