Organizata Botërore për Bujqësinë dhe Ushqimin, FAO dhe Ministria shqiptare e Bujqësisë dhe Zhvillimit nisën promovimin e prodhimeve tradicionale dhe treguesve gjeografikë në Shqipëri. Më 3 Nëntor, në shtëpinë disa qindravjeçare të Zekatëve në Gjirokastër janë paraqitur disa nga prodhimet tipike të zonave në Jug të Shqipërisë si trahanaja, salca në shakull, glikotë, çaji i malit, etj.
Pak kohë më parë Shqipëria miratoi një ligj të posaçëm për vlerësimin e karakteristikave unike të prodhimeve shqiptare. Shqipëria ka aktualisht vetëm 11 produkte të regjistruara që bëjnë pjesë tek markat e cilësisë, ndërkohë që lista me produktet që nuk janë regjistruar është më e gjatë.